Lojëra

Fundjavë e lumtur?! Provoni të bëni këto aktivitete me familjen tuaj

Nëse nuk ndiheni të sigurt se fundjava mund të jetë argëtuese, dhe jo shumë aktive për fëmijët tuaj. Artikulli ynë ju vjen në ndihmë me disa ide se si mund ta bëni fundjavën kohën ideale për fëmijët tuaj, dhe të arrini lumturinë të gjithë së bashku.

Fundjava është koha ideale për të kaluar me familjen tuaj. Nëse keni fëmijë të vegjël, normalisht që dëshira më e madhe e prindërve është që fëmijët e tyre të ndihen të lumtur, të argëtohen dhe të merren me punë krijuese. Artikulli ynë, ju vjen në ndihmë me disa ide se si ta shpenzoni fundjavën duke kaluar kohë me fëmijët tuaj dhe në të njëjtën kohë duke u argëtuar.


Luani lojëra së bashku në oborrin e shtëpisë ose në park 

Mjafton të keni një top me vete, dhe ju mund të luani lojëra të ndryshme së bashku, gjeni vendin e përshtatshëm dhe filloni lojën. Nëse fëmija juaj nuk është njohur më herët me këto lojëra, atëherë mësojini atyre se si të gjuajnë topin, si të mbajnë pozicionin etj.


Njihni më mirë lagjen ku jetoni

Nëse jeni brenda një zone të afërt me shkollën ose kopshtin e fëmijëve tuaj, atëherë praktikoni ecjen me biçikletë, në mënyrë që t'i mësoni fëmijëve tuaj se si të ecin vetëm nëpër lagje, mësojani atyre rrugën, rregullat e sigurisë rrugore, dhe kjo do t'i bëjë ata të ndihen të sigurt në mënyrë që të kthehen vetëm nga shkolla.

Në këtë mënyrë fëmijët tuaj do të njohin dhe eksplorojnë më mirë lagjen ku banoni, dhe do të mund të dalë të argëtohet me miqtë e tij në sheshin më të afërt të lagjes tuaj, për të bërë ecje, për të luajtur futboll etj.


Shkoni në kampe (edhe nëse është vetëm në oborrin tuaj)

Shumë familje e mendojnë si pjesë të vështirë vajtjen në kampe, edhe pse ky mund të ndërtohet shumë thjesht para oborrit të shtëpisë. Nëse nuk mund të largoheni gjatë gjithë fundjavës, pse të mos provoni të vendosni një tendë në oborrin tuaj? Ju mund të shijoni shumë nga argëtimi i kampit pa u larguar nga shtëpia. Nëse nuk keni një oborr të shtëpisë, atëherë lejoni fëmijët tuaj të vendosin një çadër ose të ndërtojnë një fortesë batanije për të fjetur.


Vizitoni parqe 

Bëni një udhëtim ditor në një park, ose thjesht shkoni për një shëtitje në një shteg natyre pranë vendit ku ju banoni. Vendosini në një sfidë fëmijët tuaj për të parë se sa janë ata të aftë për të dalluar zogjtë, dhe se sa bimë mund të emërtojnë gjatë gjithë rrugës. Në këtë mënyrë as rruga nuk do të duket e mërzitshme.


Luani në shi

Mund të ndodhë që fundjava t'ju suprizojë, duke sjellë ditë me shi. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të argëtoheni me fëmijët tuaj. Ndaj vishni çizmet prej gome, vishuni dhe me mushama dhe luani jashtë. Moti i lagësht mund të jetë shumë argëtues për fëmijët: ju mund të ndërtoni një anije notuese në pellgje, bëni pite me baltë ose shkoni të kërkoni krimba. Thjesht thoni "po" për të luajtur pellgje.



Përgatitit:Marina Kërçeli

Burimi:https://activeforlife.com/labour-day-activities-for-kids/ 

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,012 Lexime
3 vjet më parë