MESAZHE

Fuqizoni nxënësit tuaj me këto tetë mesazhe

Akti i të ndarit mesazhe motivuese në shkollë ka efekt mjaft të madh. Në pak sekonda ne mund të ndriçojmë jetën e disa të rinjve, ose mund t’i fundosim shumë shpejt. Kjo na dëshmon sa të fuqishme janë fjalët dhe sa shumë ndikim kanë ato tek të rinjtë.

Akti i të ndarit mesazhe motivuese në shkollë ka efekt mjaft të madh. Fjalët që përzgjedhim janë shumë të rëndësishme, sidomos kur je mësues. Në pak sekonda ne mund të ‘ndriçojmë’ jetën e disa të rinjve, ose mund t’i fundosim shumë shpejt, varësisht nga fjalët me të cilat u drejtohemi. Kjo na dëshmon sa të fuqishme janë fjalët dhe sa shumë ndikim kanë tek të rinjtë.


1- Sot është një ditë e re, ç’mund të bëjmë me të?

Një ditë e re do të thotë mundësi të reja. Mundësi për sukses, empati, vetëzbulim. Inspirimin mund ta gjeni kudo. Duke i kujtuar fëmijëve se çdo ditë është një fillim i ri, do të jetë më e thjeshtë për ju.


2- Dështimet nuk janë përcaktuese, ato thjesht ju forcojnë

Por si? A nuk mendoni se është mirë të edukoni nxënësit tuaj me “edukatën e të dështuarit”? Pra, njeriu mëson edhe nga dështimet, nuk mëson vetëm nga fitoret. Madje, kjo është mënyra me e mirë dhe më efikase për të nxënë.


3- Personi më i vështirë me të cilin do të përballeni është vetja juaj

Ti mund të jesh miku ose armiku më i fortë i vetes. Zgjedhja është juaja. Ndaj, kujdesuni për veten tuaj. Erik Tomas thotë, “Nëse keni shumë dëshirë për të patur sukses, aq sa ju nevojitet për të marrë frymë, atëhere do të jeni të suksesshëm". Kur i vendosim vetes një qëllim, atëherë është më i thjeshtë për t’u realizuar. Kontribuoni në objektivat tuaja.

Nxënësit duhet të inkurajohen të mësojnë përmes pasionit. Nëse kjo është rruga që ndjekim, atëherë përpjekjet do të jenë mëse të vlerësuara.


4- Edhe unë kam qenë nxënës. Ne e mbështesim njëri-tjetrin

Edhe mësuesit, gjatë profesioni, janë në nxënie të vazhdueshme. Është një udhëtim i përbashkët që bën bashkë mësuesit dhe nxënësit. Nëse të dyja palët mësojnë nga njëri-tjetri, atëherë ky është një progres i jashtëzakonshëm. Mos i gjykoni nxënësit dhe mos i priviligjoni ato. Çdo klasë mund të ndërtojë ‘networkun’ e tij. Mjafton të bëhet me transparencë, mes hallkave më të rëndësishëm të zinxhirit: mësues-nxënës. 


5- Ska asgjë që s’mund ta bëni, nëse vërtet e dëshironi

Ndër të gjitha mesazhet motivuese që mund të shpërndani, kjo është ndër më klasiket. Ne rritemi me shumë barriera, duke i limituar gjërat, duke i vendosur përcaktorë; çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, çfarë bën dhe çfarë nuk bën, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Por, kohërat kanë ndryshuar. Fëmija duhet të edukohet me idenë se asgjë nuk e pengon dhe ai ka potencilain të bëjë gjithçka. 


6- Gjërat e mëdha nisin nga hapat e vegjël

Një nga humanitaret më të mëdha është Nënë Tereza. Ajo thotë: Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nëse përpiqemi të zgjidhim të gjitha problemet njëherësh, është një shkatërrim total. Kështuqë, niseni me hapa të vegjël, por të sigurt. Dukë i marrë hap pas hapi do keni sukses të padiskutuar. 


7- Unë do të jem gjithnjë aty për t’ju ndihmuar, por ju duhet të merrni përsipër edhe përgjegjësi. 

Mësuesi nuk di gjithçka. Ai ka rolin e këshilluesit, mentorit, drejtuesit dhe orientuesit të potencialit të nxënësve. Nxënësi duhet ta dijë që ju jeni aty për suport dhe udhëheqje. 


8- Unë besoj tek ju

Është refreni që nxënësit tuaj duhet të dëgjojnë çdo ditë. 



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

4,747 Lexime
4 vjet më parë