Mësuesit aspirantë

Gabime më të mëdha që bëjnë mësuesit e rinj e që mund të shmangen plotësisht

Mësimdhënia është një nga punët më të vështira. Askush nuk e di derisa ta provojë vetë. Mësuesit aspirantë e shohin këtë punë me shumë optimizëm. Ata mendojnë më të mirën, duke paramenduar se studentët do t’i dëgjojnë në heshtje dhe se do ta ndjekin çdo fjalë të mësuesit. Por, nuk ndodh çdoherë kështu!

Puna e tyre e ëndrrave për të qenë mësues mund të shndërrohet shpejt në një makth të Freddy Kruger-it, pa paralajmërim. Dhe kjo mund t'i shtyjë mësuesit e rinj të bëjnë disa gabime të mëdha gjatë rrugës.

 

 

Mësuesit e rinj thonë "po" kur në të vërtetë duan të thonë "JO!"

 

Mësuesit e rinj shpesh bëjnë gabime sepse janë shumë të etur për të kënaqur të tjerët. Mendoni që pasi të etiketoheni si "Po zotëri (ose zonjë"), të gjitha kërkesat do t'ju vijnë nga pas. Dëshironi të mbështesni një klub leximi? Të shkoni në trajnimin X, Y dhe Z? Të jeni në katër apo pesë aktivitete? “Um, jo. Jo, nuk e bëj.” E shihni sa e lehtë është? Pra duhet t’i thoni jo disa gjërave.

 

 

Dëshira për të qenë mësuesi/ja i/e famshëm/e

 

Ne të gjithë duam të vlerësohemi nga studentët tanë, por për ta bërë këtë nuk duhet të harxhojmë kohën duke shikuar se kujt i pëlqejmë apo jo. Është e vështirë të mos duash t'i thërrasësh nxënësit "njeri" në përgjigje, por duhet patjetër t'u përmbaheni rregullave, integritetit dhe strukturës sonë. Më besoni, nxënësit tuaj do t'ju duan nëse flisni me ta si qenie të vërteta njerëzore, kështu që mos përdorni terma si "vogëlush/vogëlushe".

 

 

Shpenzoni shumë kohë në faqen e Pinterest

 

E kuptojmë. Ju dëshironi që gjithçka të duket e lezetshme dhe e denjë për mediat sociale. Por, mësimdhënia nuk duhet të jetë një shfaqje “qensh dhe poni”. Ky shpenzim i madh i kohës do t'i tërheqë prioritetet tuaja në drejtimin e gabuar. Ajo që ndodh brenda klasës është shumë më e rëndësishme se ajo që ndodh në muret e jashtme.

 


Mania për të qenë dikush që "i di të gjitha"


Të sapodiplomuarit kanë një tendencë për të refuzuar metodat e vjetra të mësimdhënies, për ato më të reja dhe më moderne. Por ekziston një lavjerrës gjigant që i pëlqen të lëkundet lart dhe fuqishëm çdo dekadë, dhe ato ide më të reja e moderne janë thjesht ide të vjetra të ricikluara me emra të ndryshëm. Mësuesi fqinj është burimi më i madh që keni. Komunikoni me të.

 


Vendosja e notës për çdo gjë

 

Mësuesit e rinj vlerësojnë punën në klasë, detyrat e shtëpisë dhe çdo gjë tjetër që nxënësit shkruajnë në një copë letër. Ata nuk mund të lënë pa notuar as edhe shënimet më të thjeshta, atë që mësuesit më të vjetër e quajnë "dosja rrethore". Disa punë janë thjesht praktikë; nuk ka nevojë për notë. Mësuesit e rinj që shmangin këto gabime do t'i kursejnë vetes shumë punë dhe kohë!

 

 

Shpenzimi i tepërt i kohës për planet mësimore

 

Pas disa javësh që planet tuaja prej njëzet faqesh janë ndërprerë vazhdimisht nga rastësitë e ndryshme që ndodhin gjatë orëve mësimore, mësuesit e rinj kuptojnë se çdo fjalë e thënë në klasë, nuk është e nevojshme të shkruhet në plane.

 

 

Përsëritja e strategjive që nuk funksionojnë

 

Ndonjëherë është "1, 2, 3" dhe vazhdimi nga nxënësit është "7,8,9". Jepuni metodave mjaftueshëm kohë për të punuar, por kuptoni se ndërtimi i marrëdhënieve është strategjia më e rëndësishme e sjelljes. Mos u kapni pas strategjive vetëm sa për sy e faqe.

 


Moskujdesi për veten

 

Kujdesi për veten është bërë një fjalë e zakonshme që hidhet si kapelë në ditën e diplomimit. Nuk do të thotë të jesh “makina” e fundit që del nga “parkingu” apo të punosh njëzet orë në fundjavë dhe më pas të shikosh pak TV. Do të thotë të kujdesesh me vetëdije të plotë për veten duke lënë punën në punë, duke fjetur mjaftueshëm, duke planifikuar kohën për përkujdesje ndaj vetes dhe duke u rimbushur çdo ditë.



T'u japësh prindërve të nxënësve shumë kontroll


Kufijtë janë kyç. Mos, në asnjë mënyrë, mos iu përgjigjni emaile-ve dhe teksteve pas orarit të mësimit. Gjithashtu, mbani mend se kjo është klasa juaj dhe jini të fortë dhe të qartë kur bëhet fjalë për procedurat, notimin etj.

 

 

Veshja e parehatshme

 

Takat e larta do t'ju vrasin. Në vitin e parë të mësimdhënies kisha flluska sipër flluskave të mia. Pastrimi kimik nuk është i përballueshëm me pagën e një mësuesi fillestar dhe ndoshta as nuk do të jetë ndonjëherë. Investoni në disa veshje në të cilat mund të merrni frymë dhe që janë të rehatshme.

 

 

Shpenzimi i tepërt

 

Mësuesit fillestarë nuk mund të heqin dorë nga asgjë që mund të jetë efektive për klasat e tyre. Amazon është miku i tyre më i mirë ose kancelaritë ose fotokopjet. Problemi është se ju nuk mund të shpenzoni duke blerë gjëra për klasën tuaj me pagën tuaj. As për projektet e ndryshme që zhvilloni, edhe pse dëshira juaj si mësues të rinj është shumë e madhe për të bërë gjëra të bukura. Në vend të kësaj, më mirë shpenzoni paratë për një masazh javor për të relaksuar veten tuaj.

 


Të zhytur në thashetheme

 

Është e lehtë të jesh kritik ndaj të tjerëve kur nuk e ke provuar këpucën e tyre, por kjo mund të çojë në pasoja të papritura. E mira është që gjithsecili të shikojë punën e tij, pa u përfshirë në fjalë që në fund të ditës nuk kanë asnjë lidhje me performancën dhe ngritjen tuaj profesionale si mësues.  

 

 

Të ndjerit në faj edhe për gjënë më të vogël

 

Vitin e parë ne mësuesit e rinj jemi aq të shqetësuar për të bërë një punë të shkëlqyer, saqë ndihemi fajtorë kur nuk jemi në përputhje me standardet tona të pamundura. Nëse një orë mësimore nuk shkon mirë, lëreni pas dhe reflektoni.

 

 

Interesimi i madh për rezultatet e testit


Me të vërtetë që është vështirë të mos interesohesh kur administrata ta rikujton, por kjo është një mënyrë e sigurt për të djegur veten më shpejt se një qiri. Gjeni mësimet që janë argëtuese për ju dhe pasojini tek nxënësit. Mësimdhënia vetëm për qëllim të një rezultati të lartë në test nuk është e mirë për askënd.

 


Mosnjohja e një mjedisi toksik

 

Ndonjëherë është e vështirë të vërehet se shkolla në të cilën punoni është e dëmshme për shëndetin tuaj. Nëse qani çdo ditë për shkak të "të rriturve", mund të jetë koha për të gjetur një vend të ri për të punuar. Vazhdoni të kërkoni derisa të gjeni njerëzit me të cilët ndiheni mirë.

 


Sinqerisht, të gjitha këto gabime janë të nevojshme për t'u bërë një mësues i shkëlqyer. Nxënësit ndryshojnë çdo vit, po ashtu edhe ne. Jepini vetes mirësi, punoni drejt vetë-reflektimit dhe bëni atë që bëni më mirë: Ndryshoni jetë.

Burimi: https://www.boredteachers.com/post/things-teachers-arent-allowed


Përgatiti: Era Baliu, gazetare/korrespondente e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,910 Lexime
2 vjet më parë