Ndryshimet

Gati për kalimin në një shkollë të re, këshilla për nxënësit

Kalimi në një shkollë të re zakonisht sjell një përzierje të entuziazmit me ankthin. Mund t'ju bëjë të ndiheni të stresuar, dhe të papërgatitur për ndryshimet që do ju sjell. Ky artikull ju vjen në ndihmë më këshillat, për tu ndier gati për ditën e parë në shkollën e re.

Fillimi i shkollës së mesme ose kalimi në një shkollë të re mund t’ju bëjë ju si student të rinj  të ndiheni të stresuar. Ja se si mund ti shmangni disa nga ngjarjet e pa këndshme që mendoni se mund t’ju ndodhin në ditën e parë.


Imagjinoni se është dita e parë e shkollës

Ju jeni duke ecur në oborrin e shkollës me çantën tuaj të shpinës, të veshur me një uniformë të re, këpucët me shkëlqim , nuk njihni me të vërtetë askënd,  dhe duart tuaja janë pak të djersitura.

Fillimi i një shkolle të re është një punë e madhe. Do të takoni shumë njerëz të rinj dhe do të përballeni me situata të reja. Kjo do të bëjë që ju të ndieni shumë emocione të ndryshme.

Mund të jetë emocionuese dhe argëtuese , nëse kështu ndiheni,  atëherë shijoni momentin. Por për disa prej jush, kjo mund t'i bëjë të ndihen të frikësuar dhe të shqetësuar. Nëse dhe ju mendoni se do ndiheni kështu ditën e parë të shkollës , atëherë lexoni disa nga këshillat tona se si ta bëni ditën ose javën tuaj të parë pak më të lehtë.


Kur bëni kalimin te një shkollë e re mund të keni disa gjëra në mendjen tuaj. Ka një mori gjërash që nuk dihen kur fillon një shkollë të re. Ju mund të pyesni veten se si do të menaxhoni gjithçka. Shumë të rinj ndihen të stresuar ose të shqetësuar për këtë.


Disa nga gjërat për të cilat ata shqetësohen janë:


  • Nuk njohin askënd
  • Frikë për pasur shoqëri të re
  • Takimi me mësues të rinj dhe stafin e shkollës
  • Gjetja e rrugës për tek shkolla e re
  • Pritjet e reja akademike
  • Nervoz dhe të shqetësuar
  • Ngarkesa që do t’ju vijë nga detyrat shkollore 

Planifikoni përpara ditën e parë të shkollës dhe përgatituni 


Më poshtë do të gjeni disa gjëra që mund të bëni në drejtim të fillimit të një shkolle të re që mund të bëjë që gjërat tuaja të shkojnë pak më qetë:

  • Shihni nëse është dhe dikush tjetër që ju njihni në shkollë dhe shikoni nëse mund të dilni me të;
  • Vizitoni ambientet e shkollës dhe përpiquni të dini se ku ndodhet gjithçka që do t’ju nevojitet;
  • Përpiquni të qëndroni pozitivë dhe të qetë;
  • Përpiquni të hani ushqime të shëndetshme për të mbajtur energjinë tuaj lart;
  • Provoni dhe merrni orarin tuaj dhe informacionin e klasës, në mënyrë që të njiheni me të para ditës së parë;
  • Organizoni librat tuaj, uniformën, çantën e shpinës dhe gjithçka tjetër që do t'ju duhet;
  • Gjeni se ku të shkoni ose kë mund të pyesni kur keni nevojë për ndihmë;
  • Flini mjaftueshëm dhe përpiquni ta filloni shkollën nga një pushim i mirë.


Përktheu: Marina Kërçeli


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,354 Lexime
3 vjet më parë