STUDIMI

Gjumi i pasdites te fëmijët ndikon në rritjen e rezultateve të tyre në mësime

Një nga mënyrat sesi nxënësi të përparojë në mësime, është gjumi i drekës. Dukë pushuar në drekë ai do të jetë më produktiv dhe më i shëndetshëm. Fëmijët të cilët pushojnë pasdite, janë më të qetë, më të lumtur dhe kanë më shumë vetë-kontroll.

Një studim që përfshiu 3000 nxënës, të klasës së katërt, pestë dhe gjashtë, midis moshës 10-12 vjeç, doli në përfundim se fëmijët të cilët pushojnë pasdite, janë më të qetë, më të lumtur dhe kanë më shumë vetë-kontroll. Gjithshtu, problemet me sjelljen janë më të pakta dhe niveli i inteligjencës më i lartë. Por, përfitimi më i madh i gjumit të pasdites është rritja e rezultateve në mësime. 


Fëmijët të cilët flejnë tri apo më shumë orë në javë, pasdite, përmirësojnë performancën e tyre me 7,6%, sipas kërkimit, duke shprehur se progresi është i sigurt. Rreth 20% e fëmijëve kanë probleme me gjumin dhe ndihen të lodhur, të përgjumur, të pafuqishëm dhe të pamotivuar. Në fakt, shumë pak kërkime janë bërë për këtë pjesë, sepse mesa duket ende nuk i është kushtuar vëmendja dhe rëndësia e duhur gjumit. Gjumi është një nga elementët më jetikë të njeriut dhe i gjithë mirëfunksionimi i organizmit varet nga mënyra si dhe sa fëmija fle. 


Madje, në disa shkolla, në vende të tilla si Kina apo Japonia, gjumi është një praktikë e përditshme. Pra, gjatë drekës fëmijët pushojnë. 


Studiuesit grumbulluan të dhëna për shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit në 3000 nxënës të klasës së katërt, si dhe të dhëna për rezultatet, përfshirë masat psikologjike si lumturia dhe masat fizike siç janë indeksi i masës trupore dhe niveli i glukozës. Mësuesve u është kërkuar gjithashtu informacion për sjelljen dhe performancën shkollore të fëmijëve të intervistuar. Rezultati ishte befasues. Fëmijët të cilët pushonin pasdreke, ishin më produktivë. Gjumi i drekës është një nga mënyrat më të mira sesi nxënësi mund të përparojë në mësimet e tij. 


Një nga mënyrat sesi nxënësi të përparojë në mësime, është gjumi i drekës. Dukë pushuar në drekë ai do të jetë më produktiv dhe më i shëndetshëm. FëmiJët të cilët pushojnë pasdite, janë më të qetë, më të lumtur dhe kanë më shumë vetë-kontroll.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

3,104 Lexime
5 vjet më parë