IDE KREATIVE

Halloween-i po afron, ja disa ide festimi me fëmijët tuaj në shtëpi

Dita e fundit e muajit tetor është dita kur festohet Halloween-i. Ai shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli...

Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween-i shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.


Simbolet kryesore të Halloween-it janë: kungujt, misri, gruri, ngjyra e zezë dhe portokalli, merimangat, skeletet, lakuriqët e natës, macet e zeza, fantazmat dhe shtrigat. Megjithatë, sot kostumet po bëhen gjithnjë e më kreative, duke i ofruar shumë personazhe, imazhe, ngjyra, simbolika të tjera kësaj feste. 


Ja disa ide si ta përjetoni këtë festë në shtëpi me fëmijët tuaj


Krijoni një çantë kartoni, që mban ushqime në formën e kungullit. Kështu fëmija do të jetë kreativ dhe do ta ngjyrosë vetë cantën. 

Përgatisni me fëmijët një pjatë me dekorin e Holloween-it. Kjo është një ide. 

Provoni të bëni një ëmbëlsirë me merimenga sipër. 

Lexoni kartat tarot. Ndizni disa qirinj dhe shikoni se çfarë ka në kartat për të ardhmen tuaj. Sigurisht kjo është nga aktivitet më argëtuese, me të cilën do qeshni pafund. 


Tregoni histori të frikshme, të përshtatura për moshën e fëmijëve tuaj. 


Kungulli është elementi kryesor i Holloween-it. Lyejeni kungullin dhe spërkateni sipër me një ngjyrë tjetër. 

Dekoroni shtëpinë me tullumbace. Fëmijët mund t’i pikturojnë vetë tullumbacet, ose mund të shfrytëzojnë letrat me ngjyrë. 

Bëni vizatime në fytyrë. Nuk është e nevojshme të jesh artist për t’u argëtuar me bojën e fytyrës. Pyesni fëmijët tuaj se cilin dizajn do të dëshironin dhe bëni më të mirën tuaj për ta pikturuar. Ata madje mund të pikturojnë me radhë fytyrat e njëri-tjetrit nëse do të dëshironin.


Në këtë ditë bëjini një dhuratë të vogël fëmijëve tuaj. Tek e fundit çfarë i gëzon ata më shumë se dhuratat?



Përgatiti P. Shtini

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,051 Lexime
3 vjet më parë