Higjiena, kur duhet të përdoret deodoranti?
Pyetja e adoleshentit: Në cilën moshë duhet të filloj të përdor deordorantin?
Përgjigjen specialistët:
Fillo ta përdorësh sapo të shohësh ndryshime në organizëm, sepse në pubertet, falë hormoneve, futen në veprim disa gjëndra djerse, të cilat deri në atë kohë ishin në qetësi.
Për të shmangur erën e rëndë duhet të mbash pastër sqetullat dhe të zgjidhësh një deodorant që i përshtatet mirë lëkurës sate dhe nuk përmban alkol (mund të jetë në formë sapuni, roll-onapo spraj). Zgjidh veshje të freskëta me fibra natyrale (pambuku, liri), që bëjnë të mundur ajrosjen e trupit. Në rastin e hipërhidrozës (djersitjes së tepruar) duhet të këshillohesh me mjekun.
(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)
Njihuni me termat biseksual dhe homoseksual
Ja cilat janë pasojat nëse nuk flini mjaftueshëm gjumë
Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!