IDE PËR NËNAT

Ide për nënat/ Zëvendësojini letrat e lagura me letra të njoma jo toksike

Psikologia Edi Gogu sugjeron nënat që të zëvendësojnë letrat e lagura ta gatshme me disa peceta që secila prej jush mund t’i krijojë në kushte shtëpie. Me poshtë shkrimi i plotë dhe receta.

Përkujdesje shëndetësore! Në fakt, çdo njëri nga ne duhet të ketë kujdes vetjak, por për nënat me fëmijë të vegjël, ky kujdes dyfishohet, sepse përgjegjësi e saj është edhe fëmijë. Gjithmonë, kur vjen puna te fëmijët, nënat shqiptare nuk kursehen kurrë, dhe meqë objekt bisede, psikologia Edi Gogu në shkrimin e saj, ka bërë letrat e lagura, shembullin e lidhim drejtpërdrejtë me to. Shpesh herë nënat për të pastruar fëmijët e tyre përdorin letrat e lagura, madje nga më të shtrenjtat. Por Edi Gogu sugjeron një metodë më efikase, që jo vetëm garanton siguri për nënat, por edhe ul koston e shpenzimeve (edhe pse kjo nuk është fokus i shkrimit të psikologes, e megjithatë është fakt). Gogu sugjeron nënat që të zëvendësojnë letrat e lagura ta gatshme me disa peceta që secila prej jush mund t’i krijojë në kushte shtëpie. Me poshtë shkrimi i plotë dhe receta. 


“Të gjitha mamat" që përdorin letra të lagura për pastrimin e fëmijëve të tyre (padyshim pa dashje) i ekspozojnë ndaj kimikateve që shkaktojnë dëme në qarkullimin e gjakut, riprodhimin, funksionimin e organeve të brendshme, mirë funksionimin e sistemit nervor etj.

Në vend të tyre të gjitha mund të përdorim letra thithëse të trasha, peshqirë të vegjël për bebe ose copa të pastra (copa pambuku ose garza) të bëra vetë. Po t'ju pëlqejë bëjeni edhe ju kutinë tuaj.

Përdorni copa bluzash të bardha prej pambuku të prera në copë 10X10 cm ose garza. Vendosini me radhë në një kuti qelqi ose kavanoz të madh.

 

Mbi to hidhni lëngun e përgatitur kështu: 

1 gotë ujë i distiluar (ose i zier dhe i ftohur më pas), 

1 lugë gjelle uthull molle, 

10 pika vitaminë E dhe 4 pika vaj esencial livandoje, 

4 pika shampo.

Hidheni lëngun mbi copat e palosura dhe mbylleni kutinë.


Përdorini kur ju nevojiten dhe mos i hidhni copat e pambukta pasi lahen në lavatriçe dhe ripërdoren. Me këtë mënyrë zëvendësoni edhe letrat e njoma me të cilat pastroni fytyrën nga tualeti. Më thoni nëse e provoni, se padyshim që gëzohem.

(Portali Shkollor)

6,136 Lexime
5 vjet më parë