Ditët me shi

Ide se si mund t'i shpëtoni shiut kur nuk keni çadër

Tashmë në këto ditë vjeshte është e nevojshme që të kemi përherë me vete aksesorin më të rëndësishëm, çadrën. Por si mund të mbrohemi nga shiu në mungesë të saj? Lexoni artikullin e mëposhtëm për t'u njohur pse jo me disa ide se si mund të dilni nga situata, kur nuk keni çadrën me vete.

Pikërisht kur mendoni se gjërat s'mund të shkojnë më ters se sa këtë vit, fillon një shi i rrëmbyer tetori dhe juve ju shkon menjëherë në mendje se jeni pa çadër!


Por ende nuk është shpikur një çadër që mund të na lajmërojë kur e harrojmë atë në bar, apo një mënyrë për të kontrolluar motin! Të themi të drejtën, nëse kemi çuar njerëz në hënë, mbase së shpejti mund të gjejmë një mënyrë për të kontrolluar motin si të na volitet, pra si ta duam ne. 


Ja disa ide se si mund të mbroheni nga shiu kur nuk keni çadrën me vete:

Një kapele;

Një pelerinë gjigante me kapuç;

Një shall të mbështjellë në kokë si Audrey Hepburn;

 

Një libër të trashë, ndoshta një katalog mobilierie me kopertinë të fortë;

Një burrë/grua heroike;

Një pallto të hedhur mbi kokë, mbërthyer në ballë dhe në mjekër, duke lënë kështu hapësirë vetëm për sytë.

Një shtëpi. Jo mbi kokë, thjesht një shtëpi ku të fusësh kokën.

Dhe së fundi, asgjë. Lagu në shi si dështak/e.

Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi: Life Hacks

Portali Shkollor- Tëgjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

 

2,145 Lexime
3 vjet më parë