PËRQËNDRIMI

Inkurajoni studentët tuaj të mbajnë shënime gjatë një ore mësimore

Më parë, shumica e dëgjuesve, nëpër auditore nuk kishin një pajisje regjistruese dhe mënyra e vetme për të memorizuar lekionin ishte mbajtja e shënimeve. Procesi i të shkruarit, kërkonte një vëmendje dhe përqëndrim të madh..

Inkurajoni nxënësit apo studentët tuaj mos jenë thjesht dëgjues pasivë, por të jenë pjesë aktive e procesit mësimor. Një nga mënyrat e suksesshme për të qenë aktivë është të mbajnë shënime gjatë shpjegimit. Nëse mbajnë shënime, ata e përpunojnë më mirë informacionin dhe bëhen debatues të denjë duke nxitur mendimin kritik. 


Arritjet teknologjike e kanë ngadalësuar procesin tonë të të menduarit. Ne jemi shndërruar në vëzhgues pasivë. Gjatë leksioneve, lehtësisht përmes një pajisjeje teknologjike, mund të regjistrohet zëri i profesorit nga fillimi në fund. Por, sa e vlefshme është kjo? Mendimet tona enden kudo dhe ne gjendemi vetëm fizikisht në një sallë leksioni. 


Më parë, shumica e dëgjuesve, nëpër auditore nuk kishin një pajisje regjistruese dhe mënyra e vetme për të memorizuar lekionin ishte mbajtja e shënimeve. Këhtu, ruheshin materialet. Procesi i të shkruarit, kërkonte një vëmendje dhe përqëndrim të madh, cka do të thotë se studenti fokusohej 100% në orën mësimore.



Studentët nëse mbajnë shënime janë:

1- Më të preokupuar

2- Të vëmendshëm

3- Nuk janë marrës pasivë të informacionit

4- Përpunojnë dhe sintetizojnë materialin në kohë reale

5- Përmirësojnë kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë



Çfarë i sugjerojmë nxënësve të gjimnazit apo studentëve?


- Të mbajnë shënime pikat më të rëndësishme. Jo gjithçka që dëgjon duhet shënuar. Informacioni seleksionohet. 


- Nëse nuk kuptoni diçka gjatë shpjegimit, shënojeni në bllokun tuaj të shënimeve dhe në fund pyesni mësuesin apo pedagogun tuaj. 


- Përdorni skicat. Skicimi ose regjistrimi vizual nënkupton vizualizimin e ideve. 


- Krahas asaj se çfarë thotë profesori, shënoni edhe mendimin tuaj, sigurisht për atë çështje që ju e konsideroni më të rëndësishme. Mendimi juaj ka shumë vlerë. 


- Përdorni “Hartën inteligjente”. Në mes të fletores shënoni idenë më të rëndësishme dhe në anë idetë më pak të rëndësishme. 



Nxënës apo studentë, pasi t’i keni ndjekur këto këshilla, do kuptoni sa thjesht përthithet një orë mësimore. Gjithçka diskutohet në klasë, duke mos krijuar asnjë lloj paqartësie apo konfuziteti.


Mësues, përmes kësaj mënyre, ju nuk do duhet t’i ktheheni për të disatën herë një koncepti. Sigurisht, si fillim, nxënësit mund të mos jenë entuziastë, por duke i motivuar, ju do ia dilni!




Përshtati Parajsa Shtini

Burimi: https://www.skolskiportal.hr/sadrzaj/jucer-danas-sutra/zasto-su-biljeske-koje-nastaju-tijekom-predavanja-ili-nastave-neprocjenjive/

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,233 Lexime
9 muaj më parë