AFISHË PËR PRINDËRIT

Izolimi social, kalendar ditor për t’u organizuar sa më mirë e për të zhvilluar autonominë e fëmijëve

Për t’u organizuar sa më mirë në familje e për të zhvilluar autonominë e fëmijëve veҫanërisht me nevoja të veҫanta, mësuesja e specializuar Sofi Xhoxhi propozon të përdorni kalendarin interaktiv nga editori Nathan, të cilin mund ta shkarkoni më poshtë.

Për t’u organizuar sa më mirë në familje e për të zhvilluar autonominë e fëmijëve e veҫanërisht të fëmijëve me nevoja të veҫanta në këtë periudhë izolimi, ju propozoj te shkarkoni një super aktivitet i propozuar nga editori Nathan: një kalendar interaktiv. 


Janë të etiketuar të gjithë elementët me të cilët mund të kompletohet kalendari ditor. Pra është një suport i fortë duke krijuar një kuadër të sigurt e me pika referimi të thjeshta e të mirë strukturuara. 


Nëse fëmija juaj është në një moshë më të madhe, mund të shtohet dhe një orë për t’u orientuar fiks në kohë në ҫdo aktivitet. 

Gjithashtu është pasqyruar dhe një kujtesë e vogël e rregullave te higjienës për të evituar ngjitjen e virusit.


Punoi Sofi XHOXHI

Mësuese e Specializuar

Shkolla Speciale Vlorë

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,012 Lexime
4 vjet më parë