Jeni anemik? Ja cilat janë erzat që trajtojnë aneminë

Erzat janë ndër bimët me përqëndrimin më të lartë në minerale. Disa prej tyre janë një burim i mrekullueshëm i hekurit, i cili gjendet me pakicë në një përqindje të konsiderueshme te fëmijët dhe femrat në moshën e fertilitetit

Erzat janë ndër bimët me përqëndrimin më të lartë në minerale. Disa prej tyre janë një burim i mrekullueshëm i hekurit, i cili gjendet me pakicë në një përqindje të konsiderueshme te fëmijët dhe femrat në moshën e fertilitetit. Përveç hekurit, erzat përbëjnë burim të mirë për shumë minerale të tjera, antioksidantë dhe vajra esencial. Aromat e tyre ju pasurojnë shijen, përbërësit e tyre ju blindojnë shëndetin.

Sa % të nevojave ditore në hekur mund të merrni me vetëm 5gr nga erzat e mëposhtme:

trumza (35%)

nenexhiku (24%)


marjoram (13%)


fara kumeli (18%)


fara kopre (14%)


fara selinoje (12%)


gjethe dafine (12%)


gjethe koriandri (12%)


borzilok (12%)


kurkume (12%)

Mos harroni, në vetëm 5gr!

(Nga: Blerina Bombaj)

1,469 Lexime
4 vjet më parë