"MERR BUKË ME VETE"

Nisma "Merr bukë me vete"

Një vit më parë nisi një fushatë me moton e thjeshtë “Merr bukë me vete”, thelbi i së cilës qëndron në të ushqyerin shëndetshëm të fëmijës. Ndër të tjera eleminohen edhe "paratë" në duart e të vegjëlve...

Pjesa më e madhe e prindërve zgjedhin t’i japin fëmijës shumë para në një ditë normale të javës, duke e lënë t’i shpenzojë sipas dëshirës. Shpesh kjo ndodh edhe për t’i përkëdhelur sedrën fëmijës në kompesim të kërkesës që të mësojë shumë, duke e rritur vlerën çdo ditë.


Por ata nuk e dinë se çfarë konsumon fëmija dhe si i përdor fëmija ato para, duke ngritur shumë pikëpyetje të tjera. Një vit më parë nisi një fushatë me moton e thjeshtë “Merr bukë me vete”, thelbi i së cilës qëndron në të ushqyerin shëndetshëm të fëmijës.


Në fakt obeziteti ka nisur të shfaqet dukshëm edhe tek fëmijët shqiptare dhe shkaku kryesor është të ushqyerit e tyre me produkte të gatshme që blejnë, të cilat përmbajnë konservante, apo dhe pije të ndryshme të gazuara. Nisma “Merr bukë me vete”, nisi në nëntor të vitit të kaluar dhe u aplikua në 47 shkolla të Tiranës dhe pritet të zgjerohet edhe më tej.


Qëllimi është edukimi, përmes së cilit fëmija mëson të ushqehet shëndetshëm dhe të kursejë para. 



(P.Shtini; Portali Shkollor)

5,749 Lexime
5 vjet më parë