HISTORI REALE

Jim Carrey, nxënësi disleksik që u bë komediani më i talentuar i Hollivud

Disleksia dhe varfëria shënjuan jetën e aktorit me famë botërore Jim Carrey, teksa ai ishte ende fëmijë dhe shkonte në shkollë. Fakti që ishte diagnostikuar me disleksi e pengonte të përballonte mësimet e tij. Por gjithsesi ai ja doli të gjente një zgjidhje për problemin e tij aspak të njohur atëherë!

Disleksia, vetmia dhe fëmijëria e vështirë shënjuan jetën e tij kur Carrey ishte ende fëmijë dhe shkonte në shkollë. Ishte shumë i qetë dhe i vetmuar. Nuk kishte miq dhe fakti që ishte diagnostikuar me disleksi e pengonte të përballonte mësimet e tij. Që të ndihej më mirë në klasë, filloi të tallej me mësuesit e tij dhe shokët e klasës. Si rezultat, u konsiderua ngatërrestar dhe i pandreqshëm. Një profesoreshë kishte shkruar në dosjen e tij: 

"Jim gjithmonë përfundon ushtrimet i pari dhe pastaj ç'organizon dhe bezdis klasën. Kur shkon në shtëpinë e tij, patjetër që ulet para pasqyrës dhe imiton veprimet e tij duke u zbavitur." 

Atëherë, i riu, Carrey, kuptoi se qeshja që shkaktonte tek të tjerët ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar me ta. Ky kreativitet ishte fillimi i karrierës së tij aktive. Babai i tij gjithmonë e inkurajonte dhe njihte talentin e tij. Por nuk ndodhte e njëjta gjë me nënën e tij, e cila nuk ngurronte ta mbyllte në dhomën e tij, kur bënte çmendurira. Por Carrey nuk kishte asnjë problem. Siç e ka pranuar, kur duhej të shkonte në dhomën e tij, ishte më e mira për të, pasi mund të vazhdonte të ushtrohej përpara pasqyrës. 


Problemet financiare e detyruan të braktiste shkollën 

Familja u përball me shumë probleme financiare. Jetonin në një lagje të varfër, ku qiraja, edhe pse shumë e ulët, mezi ishin në gjendje ta paguanin. Kur Carrey ishte 12 vjeç, u detyrua të punonte 8 orë në turnin e natës në një fabrikë për të ndihmuar babanë e tij, i cili ishte i papunë. Ditën shkonte në shkollë. Ishte aq i rraskapitur saqë tha në një intervistë: 

"Isha në klasë dhe nuk kuptoja asnjë fjalë nga ajo që thoshin mësuesit. Isha shumë i lodhur për t'i dhënë rëndësi mësimit". 

Askush nuk donte të dinte që Jim jetonte nën nivelin e varfërisë. Ndihej shumë i turpëruar. Nuk kishte asnjë kontakt me askënd, dhe madje arriti pikën ku besonte se shkolla nuk e çonte askund. U largua nga shkolla e mesme kur ishte 16 vjeç. 



Qëndrimi në makinë dhe në skenë


Situata e familjes po shkonte nga keq e më keq. Kështu që vendosi të shkonte në Kanada, por nuk kishte punë të sigurt. Prindërit dhe dy fëmijët e tyre u detyruan të jetonin në karrocën e një Volksëagen për 8 muaj. E parkonin ku të mundeshin, madje edhe në parqe apo sheshe. Më vonë, familja u vendos për një kohë të shkurtër në një tendë në kopshtin e motrës së madhe të Carrey. Në 1991 humbi nënën e tij nga dështimi i veshkave ndërsa në 1994, vit kur u bë i famshëm në botë për rolin e tij në "Maskë", humbi babanë e tij.  Megjithë suksesin e jashtëzakonshëm që më në fund gëzoi, vdekja e prindërve të tij e dëmtoi seriozisht shëndetin e tij mendor. Gjithashtu, martesa e tij me gruan e tij të parë, Melissa, mori fund pas grindjeve të tyre të mëdha.

"Kjo periudhë ishte për mua një grusht në stomak dhe nuk dua ta mbaj mend. Ishte shumë e vështirë për mua. Isha shumë i zemëruar atëherë", kishte thënë aktori. 


Por fati i buzëqeshi. Kur u zhvendos në Los Anxheles disa vite më vonë, shkoi në audicion dhe si përfundim luajti në serinë televizive "In Living Color". Që atëherë, u bë shumë i kërkuar dhe filloi fuqimisht rrugën drejt suksesit. Jim Carrey, për shumë, konsiderohet si një nga komedianët më të talentuar duke fituar shumë milionë dollarë.  



Jeta personale


Jim Carey është admirues i grupit death metal "Cannibal Corpse", i cili u shfaq me nxitjen e vetë Carey, në "Ace Ventura: Animal Detective". Në Tetor 2004, Carey mori shtetësinë amerikane, por duke mbajtur dhe shtetësinë e tij kanadeze. Në Nëntor 2004, pranoi se vuante nga depresioni. Në Shkurt 2007, njoftoi në faqen e tij personale në Twitter se ishte bërë gjysh, kur vajza e tij lindi një djalë, Jackson Riley Santana.


Carey është martuar dy herë. Martesa e tij e parë ishte me Melissa Womer në Mars 1987. Patën një vajzë, Jane Erin Carey, dhe u divorcuan në 1995. Pas divorcit pati një lidhje me Lauren Holly. U martuan në Shtator 1996 dhe martesa e tyre zgjati më pak se një vit. Më pas u fejua me Renee Zellweger por u divorcua në Dhjetor 2000. Në 2005 pati një lidhje me Jenny Mçarthy, e cila zgjati 5 vite deri në Prill 2010.


Marrëdhënia e tij fatale me Cathriona White


Në vitin 2012, në moshën 50 vjeç, u njoh me grimieren Kathriona, 25 vite më e re se ai. Ajo vuante nga depresioni kronik, i cili nuk e ndaloi çiftin të dashurohej. Shumë shpejti, marrëdhënia e tij me Kathriona i krijoi probleme të mëdha. Fillimisht, i ngjiti sëmundje seksuale, ndërsa jo vetëm që nuk i kishte thënë por edhe e akuzoi se ai ia ngjiti asaj. Pasoi një mosmarrëveshje ligjore në të cilën u zbulua se Kathriona kishte falsifikuar dokumentet mjekësore dhe çifti, siç pritej, u divorcua.


Në vitin 2015 çifti pati një ribashkim të shkurtër që nuk funksionoi. Disa muaj më vonë, Kathriona mori një sasi të madhe ilaçesh dhe vdiq. Në letrën e vetëvrasjes së saj, fajësoi drejtpërdrejt Jim për zgjedhjen e saj.  

"Para se të njihesha me ty, mbase nuk kisha shumë gjëra por kisha respekt, e doja jetën, isha e sigurt", shkroi ndër të tjera në shënimin e saj. 

Ajo gjithashtu akuzoi Carey për shtyrjen e saj në kokainë. Në fund, nëna e Catriona paditi Jim Carey për dhënien e ilaçeve kundër depresionit.

Sot, aktori 58-vjeçar luan në serialin Kidding, pikturon dhe shkruan librin e tij të parë. Nuk ngurron të flasë hapur për betejat e tij me sëmundjen mendore në mënyrë që të ndihmojë të tjerët.

Ngjarje nga Historia Botërore

Përgatiti për publikim N.Allkja.Biçaku 

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


1,802 Lexime
3 vjet më parë