Sjellje dhe komunikim

Katër këshilla për të mbështetur shëndetin mendor të adoleshentit tuaj

Shfaqni adoleshentit tuaj mbështetje, dashuri dhe kujdes, ndërkohë që kujdeseni edhe për veten tuaj. Më poshtë gjeni katër këshilla të cilat duhet t’i mbani mend e t’i praktikoni në bisedat që beni me fëmijën tuaj, gjatë periudhës së vështirë të adoleshencës.

Pavarësisht nëse ju dhe fëmija juaj adoleshentë ja kaloni ose jo mirë, është e rëndësishme t’ia bëni me dije se e doni dhe e mbështesni, se mund t'a ndihmoni atë të eci përpara në kohëra të vështira dhe se do të jeni gjithmonë pranë tij/saj. Më poshtë janë dhënë katër këshilla që duhet t’i mbani mend kur bëni bisedën e zakonshme të tipit - “si po kalon?” -, me qëllim që t’i tregoni se jeni gjithmonë aty për të.

 


1. Inkurajoni fëmijën tuaj adoleshentë të ndajë ndjenjat me ju 


  • Kërkoni mënyra për ta ruajtur kontrollin ndaj adoleshentit tuaj. Pyeteni si e ka kaluar ditën dhe çfarë ka bërë. Mund t’a ftoni atë të bashkohet me ju në një punë, siç mund të jetë për shembull  përgatitja e darkës, në mënyrë që të mund ta shfrytëzoni kohën së bashku e të bisedoni më lehtshëm për ditën e kaluar. 
  • Bëjani me dije që jeni pranë tij, pavarësisht nga gjithçka dhe se dëshironi të dëgjoni se si ndihet dhe çfarë mendon. Disa fjalë të thjeshta inkurajimi mund t’a ndihmojnë atë të ndihet rehatshëm, duke i ndarë ndjenjat që ka me ju.
  • Është me rëndësi të pranoni dhe kuptoni emocionet që ai/ajo mund të përjetojë, edhe nëse ju ndiheni në merak për të. Kur të fillojë të flasë hapur me ju, mund të përgjigjeni me “unë e kuptoj", “tingëlluaka si një situatë e vështirë” ose “kjo ka kuptim”.
  • Mund të jetë e lehtë të vëreni gjërat që bënë fëmija juaj në fazën e adoleshencëse e që juve nuk ju pëlqen. Mirëpo gjithashtu përpiquni të vini re dhe ta lavdëroni edhe për gjërat e mira që bënë, madje edhe për diçka të thjeshtë, siç është kujdesi për higjienën personale. 


2. Ndani kohë për ta mbështetur atë


  • Punoni së bashku në krijimin e rutinave të reja dhe qëllimeve të arritshme ditore. Ju mund të përshtateni në raport me punët e shtëpisë rreth punës në shkollë ose të vendosni një objektiv, si kryerja e detyrave të shtëpisë para darkës.
  • Adoleshencë do të thotë pavarësi! Mundohuni t'i jepni adoleshentit tuaj kohën dhe hapësirën e duhur për të qenë më vete. Nevoja për hapësirë është një pjesë normale e rritjes.
  • Gjeni disa mënyra se si mund ta mbështesni dhe inkurajoni adoleshentin tuaj të bëjë pushime (nga punët e shkollës, punët e shtëpisë ose aktivitetet tjera) për të bërë gjëra që pëlqen. Nëse adoleshenti juaj ndihet i irrituar, punoni me ta për të krijuar ide për disa zgjidhje për problemet. Mundohuni të mos merrni përsipër dhe t’u tregoni atyre se çfarë të bëjnë.


3. Punoni së bashku në tejkalimin e konfliktit


  • Dëgjoni pikëpamjet e adoleshentit tuaj dhe përpiquni ta zgjidhni konfliktin me qetësi. Mos harroni: të gjithë përjetojnë stres!
  • Asnjëherë mos diskutoni për një çështje derisa kohë jeni të zemëruar. Largohuni, merrni frymë dhe qetësohuni - mund të flisni më vonë për X çështje me adoleshentin tuaj.
  • Shmangni betejat për të dëshmuar pushtet mbi të. Sado e vështirë të jetë, krijoni ndjeshmëri për dëshirat e fëmijës tuaj për të vënë kontroll të rafinuar, në vend që të zgjidhni rrugën më të lehtë për ta urdhëruar, “luftuar” ose nënshtruar atë.
  • Jini të sinqertë dhe transparent me adoleshentin tuaj: mund t’ia bëni me dije se gjithashtu edhe ju po përjetoni stres shtesë. Rrëfimi i përjetimeve tuaja dhe mënyra se si i trajtoni ju ndjenjat tuaja të vështira mund t'i ndihmojë ata të dinë se ndjenjat e tyre janë më të menaxhueshme. 
  • Kur bëhet fjalë për raste konflikti, ndani pak kohë së bashku për të reflektuar se si ju të dy mund t’i zgjidhni ato. Ju mund t’i diskutoni reflektimet me adoleshentin tuaj, në mënyrë që ai/ajo të shoh se si po i përpunoni idetë.


4. Kujdesuni dhe për veten tuaj


  • Nuk është e lehtë të jesh kujdestar. Ju vet keni gjithashtu nevojë për kujdes dhe mbështetje. Manifestimi i vetë-kujdesit është gjithashtu një mënyrë e mirë për ta modeluar praktikën te adoleshenti juaj.
  • Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga të tjerët, nëse ndiheni të mbingarkuar. Është normale dhe në rregull të ndiheni kështu. Gjeni një anëtar të familjes ose dikë me të cilin mund të flisni.
  • Ndani kohë për marrëdhëniet tuaja. Mundohuni të gjeni disa njerëz me të cilët mund t’i ndani ndjenjat dhe përvojat. Çdo ditë ndani ca kohë me ta, për të kontrolluar se si po ndiheni.
  • Ndani kohë gjatë ditës tuaj për t’i bërë gjërat që ju ndihmojnë ta përballoni dhe menaxhoni stresin. Pavarësisht nëse dita juaj është e zënë ose e ngadaltë, ne e dimë se gjetja e kohës për t’u kujdesur për veten është thelbësore për mirëqenien tuaj. Bërja e gjërave që ju pëlqen ose thjesht ndarja e disa minutave pushim nga dita juaj mund t’ju ndihmojë të ndiheni të relaksuar dhe të ri-energjizuar.
  • Provoni strategji të ndryshme pozitive të përballimit, të cilat funksionojnë për ju. Disa ide përfshijnë: stërvitje, bisedë me miqtë, bërjen e listave të detyrave ose planifikim paraprak, mirëmbajtjen e rutinave, reflektimin mbi atë për të cilin jeni mirënjohës ose krenar dhe ushtrimin e pasioneve që keni. 



Mesazhet në këtë udhëzues janë zhvilluara nga Komiteti i përhershëm ndërsektorial dhe Grupi referues i shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale.

Marrë nga Unicef.org 



Përshtati Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,193 Lexime
1 vit më parë