Motori i kërkimit

Kërkimet në Google për paratë, muzikën dhe uraganet

Google ka publikuar listën e tij vjetore të kërkimeve më popullore gjatë këtij viti. Në 2016, paratë, muzika dhe katastrofa natyrore janë tre fjalët më të klikuara në formën e fjalëve “Powerball”, “Prince” dhe “Hurricane Matthew”.

Powerball Jackpot në janar ishte 1.56miliardë dollarë, më i madhi në botë. Prince, i cili vdiq në prill në moshën 57-vjeçare ishte një titan i muzikës botërore, dhe uragani Metju i cili goditi atlantikun perëndimor në shtator vlerësohet se shkaktoi 1600 të vdekur dhe dëme që llogariten në 10.5 miliardë.

Për çudi asnjë figurë politike nuk theksohet në listë. “Trump”, “Election” dhe “Hillary Clinton” zënë vendet 8, 9 dhe 10, por ato janë kaluar nga Pokemon Go, lojërat olimpike dhe David Bowie. Në vend të pestë për çudi renditet Slither.io, që është një version me shumë lojtarë i lojës së famshme Snake.

Lista e plotë:

1.    Powerball

2.    Prince

3.    Hurricane Matthew

4.    Pokémon Go

5.    Slither.io

6.    Olympics

7.    David Bowie

8.    Trump

9.    Election

10.  Hillary Clinton

2,114 Lexime
7 vjet më parë