MOTIVIMI

Këshilla si të mbajmë klasën të motivuar

Motivimi ështe nje ndër detyrat më të vështira me të cilen çdo mësues duhet të përballet çdo ditë. Më poshtë ju sjellim 27 këshilla si të jeni të suksesshëm në motivimin e nxënësve tuaj.

Ky artikull ju prezanton me disa strategji menaxheriale, si të ndihmoni nxënësit tuaj të ndihen të motivuar, për të plotësuar punën e tyre dhe si të ndjekin rregullat e klasës. Asnjëherë nuk ka një metodë perfekte për të eleminuar të gjitha sjelljet e papërshtatshme në klasë, por metodat më poshtë janë efektive për të krijuar një klimë pozitive në klasë. Disa nga keto strategji janë më praktike për nxënësit e klasës fillore, por mund të ndiqen edhe nga mësues të tjerë, të klasave të tjera.


1-Thoni “përshëndetje” dhe përshëndesni çdo nxënës me buzëqeshje çdo ditë (nëse është e mundur përshndesni çdo nxënës në emër, kur hyjnë në klasë). Tregojuni atyre që jeni të lumtur që po i shikoni.


2-Lini kohë për të dëgjuar mendimet e studentëve tuaj, idetë, opinionet. Tregohuni të interesuar dhe jepuni një përgjigje që tregon se i vlerësoni ata, që keni respekt ndaj tyre.


3-Përdorni fjali të tipit: “Mbaroni së shkruari fjalinë tuaj” në vend të “Mjaft folët” ose “Shiko këtu”. Ndonjëherë edhe gjuha joverbale, vjen në ndihmë dhe mund të jetë efektive.


4-Tregojuni nxënësve "Çfarë ju pëlqen që ata të bëjnë" në vend të "Çfarë ju pëlqen që ata mos bëjnë", psh "Mbani qetësi ne korridor" në vend të "Mos flisni në korridor". Fëmijët përgjigjen më mirë kur i thua të bëjnë atë që duhet të bëjnë sesa atë që nuk duhet të bëjnë.


5-Mos bëni komente mbi sjelljen, p.sh "Askush tjetër nuk po vepron kështu, çfarë je ti?"; "Nuk e di si sillesh në shtëpi, por nuk dua ta shoh këtë sjellje në klasë"; "Ule zërin, askush nuk do të të dëgjojë". Këto lloj komentesh krijojnë një frymë negative dhe u lë hapësire nxënësit t'ju kthejë përgjigje,  e njejta gjë vlen edhe për mësimet, fjali të tipit "Si nuk e ke kuptuar akoma këtë, e kemi shpjeguar tre herë deri tani".


6- Tregoni empati ndaj studentëve tuaj, psh me fjali të tipit "Më ler të të ndihmoj"


7-Jepini zgjidhje studentëve tuaj, psh”

Lexo një libër dhe thuaj mendimin tënd mbi të;

• Lexo këtë paragraf dhe bëj një pikturë ose një shkrim të shkurtër për ta përshkruar atë;

• Për detyrë shtëpie, bëj një poster, ose shkruaj një poemë mbi aktivitetin tënd të preferuar;

• Bëj një ese etj.


8-Mësoni nxënësit tuaj t'i trajtojnë mirë të tjerët, duke përdorur fjalët magjike dhe mësoje nxënësin tënd të respektojë atë që është e ndryshme. Lërini të kuptojnë që jeni krenar per ta dhe mbi të gjitha tregojuni atyre që duhet të jenë krenarë për veten kur janë të sjellshëm ndaj të tjerëve.

 

9- Për nxënësit më të vegjël, mesoji atyre të ndajnë me të tjerët. Për shembull, nëse ndodh që një femijë të rrëmbejë nga duart e një fëmije tjetër një lojë, mesoje atë jo si t'ia marrë fëmijës tjetër nga dora, por si t'ia kërkojë për të luajtur edhe ai me të, dhe si ti përgjiget në rast se fëmija tjetër i thote "Jo, nuk dua ta jap". Mësoje fëmijën që  mund të ketë edhe një lojë tjetër me të cilën ai mund të luajë. Mesojini fëmijët si të kërkojnë ndihmë tek një i rritur, nëse nuk mund ta zgjidhin dot vetë problemin. Gjithashtu, inkurajojini fëmijët me fjalë pozitive, me një gjest të mirë, kur shikoni që ato e kanë zbatuar këshillën tuaj. Vlerësojeni kur ata ndajnë gjërat e tyre me të tjerët.


10- Krijoni nje ambient qetësues. Lejoni studentët tuaj të kenë mundësi të ngrihen dhe bëjnë stretching, në mënyrë që të ndihen të çlodhur. Këto ushtrime mund të përfshijnë:

-të ngrihen dhe bëjnë stretching;

-të kërcejnë pas një muzike;

-të pijnë ujë ose pije të tjera të shëndetshme;

-të dalin jashtë klasës kur koha është e mirë.

11- Mos e konsideroni pushimin si një ndëshkim. Nxënësit kanë nevojë të marrin energji për të qenë efektivë dhe të frytshëm.


12-Duhet të keni një rutinë në klasë, që pak a shumë ndjek të njejtin orar çdo ditë. Rutina bëhet ndihmuese për ata studentë të cilët kanë probleme me kalimin nga një aktivitet në tjetrin, ose për ata nxenës që ndjejnë ankth për atë se çfare i pret më vonë. Nëse keni një rutinë të prezantuar në formë të shkruar, ose përmes një pikture, nëse nxënësit tuaj tërhiqen më tepër pas pjesës vizuale.


13- Kërkoni për disa ndryshime për rutinën tuaj në disa ditë të caktuara, në mënyrë që t'i mësoni nxënësve çdo të thotë të jesh fleksibël. Nëse nxënësit tuaj hasin vështirësi në pranimin e ndryshimit në rutinën e tyre, pergatiti më parë për ndryshimet që e presin. Për shembull, ndryshoni diçka në orarin e tyre, në mënyrë që të reflektojnë mbi ndryshimin. Bëji atyre me dije se diçka e re po vjen. Përdorini pikturat për nxënësit me aftësi më të veçanta.


14-Jepini nxënësit disa punë të vogla në klasë si:

-të mbledhin fletat;

-të vëzhgojnë klasën dhe mbajnë qetësi;

-të lexojnë përpara klasës;

-të fshijnë tabelën etj...

Mund t'i jepni edhe punë të tjera të ngjashme, sepse kjo i bën ata të vetëdijshëm, që kanë edhe përgjegjësi midis të tjerash. Ata marrin në konsideratë faktin që duhet të ndjekin edhe rregulla, si dhe të trajtojnë te tjerët me respekt.

15- Mbani një kuti dhe lejoni studentët të shkruajnë aty çështje mbi atë që kanë mësuar. Gjeni kohë një herë në javë për të diskutuar një nga topikat më interesante.


16-Zgjidhni rastësisht një nxënës në mënyrë që të motivoni pjesmarrjen e të gjithëve. Për shembull shkruani emrin e secilit nxënës. Mbyllni fletat dhe keshtu ata do e dinë që secili prej tyre mund të jetë i përzgjedhur.


17-Ecni rreth klasës gjatë kohës që jepni mësim, në mënyrë që nxënësi të ndjejë që jeni afër tij. Kjo vlen më shumë sesa të qëndruarit para klasës, ose në fund të klasës, ku nxënësi nuk do ta ndjejë afërsinë me ju. Disa mësues parapëlqejnë edhe krijimin e një gjysmë rrethi, ku vendosin nxënësit e tyre dhe në këtë mënyrë të gjithë ndihen të barabartë. Edhe kjo është një ide e mirë.

18-Rastësisht përzgjidhni një nxënës për të kupuar nëse është kuptuar mësimi që ju keni shpjeguar (thirrni dikë për të përmbledhur atë që ju keni thënë, për atë që keni shpjeguar, ose kërkoji nxënësve të shkruajnë një paragraf për atë qe keni shpjeguar). Nëse kontrolloni shpesh sa shumë është kuptuar mësimi dhe nxënësit e dinë që përzgjedhja do të jetë rastësore, do t'i ndihmojë për të qenë gjithmonë të vëmendshëm.


19-Krijoni mundësi për të gjithë. Për nxënësit që kanë vështirësi me gjuhët, jepini mundësinë të tregojnë aftësinë e tyre, duke marre në kosiderate çfardolloj aftësie që ata mund të kenë. Psh, nëse një mësues i parashkollorit i kërkon fëmijës të përcaktojë një germë, atëhere tregojini atij katër mundësi dhe kërkojini të zgjedhë një prej tyre.


20-Duke qenë se mund të ketë stile të ndryshme të të mësuarit në klasë, përdorni disa metoda mësimdhenie për t'i mbajtur nxënësit të interesuar. Kjo do të thotë të inkurajosh pjesmarrjen e të gjithëve, jo vetem të një pjese. Përdorni aspektin vizual, që i lejon nxënësit të marrin pjesë në aktivitet. Përpiquni të shpjegoni edhe verbalisht. Disa nxënës mësojnë më shumë nga të dëgjuarit, disa të tjerë nga të parët, e të tjerë nga të bërit. Muzika dhe lëvizja është një tjetër mënyrë shumë e mirë për t'i mbajtur nxënësit të fokusuar.


21-Përgëzoji studentët që vërtetë kanë bërë përpjekje, psh :"Bravo ke punuar vërtetë mirë sot""Pjesmarrja jote ka qenë e admirueshme". Përdorni herë pas here një gjuhë pozitive trupi, për të shprehur aprovimin tuaj, si për shembull buzëqeshja.


22-Bëni përpjekje për të pasur një komunikim të mirë me prindërit e studentëve tuaj. Prindërit duhet të njoftohen për ecurinë e nxënësve në klasë. Prindërve u vjen mirë kur dëgjojnë fjalë të mira për fëmijët e tyre, psh kur i bëni me dijeni se fëmija i ka ndjekur të gjitha rregullat, ka qenë i sjellshëm me të tjerët, e ka përfunduar punën e tij, ka bërë progres në rezulatet e testimeve etj. Nëse fëmija i tyre nuk po shkon si duhet, thuajini me përpikmëri çfarë fëmija bën dhe çfarë duhet të bëjë për t'u përmirësuar.


23-Bëni takim me klasën një herë në javë, ose dy here në javë për të folur mbi problematikat e klasës dhe për gjërat të cilat kanë vend për përmirësim. Lejoni nxënësit të bëjnë pyetje, të japin sugjerime, apo të shprehin shqetësimet e tyre.


24-Nëse  është e mundur takoni nxënësit individualisht, çdo muaj ose sa herë ta shikoni të arsyeshme për të diskutuar për arritjet e tyre, për gjërat që duhen bërë ndryshe. Pranoni sugjerime, komente nga ta.


25-Përpiquni të ruani qetësinë. Mos lejoni nxënësit tuaj, t'ju shohin të shqetësuar, apo të mërzitur nga sjellja e tyre. Ka disa nxënës që iu pëlqen teksa e shohin mësuesin të frustruar dhe kjo shpie drejt situatave të papëlqyeshme.


26-Përdorni sensin e humorit me nxënësit tuaj. Buzëqeshni më shumë, bëni ndonjë pyetje qesharake në test, këndo diçka, bëj një nxënës të kendojë diçka, krijo hapësirë per shaka etj.Nëse nxënësi juaj nuk i përmbahet rregullave, nuk shkon mirë me mësime, nuk respekton shokët e klasës, atëherë kërkoni ndihmë nga stafi i shkollës. Mbase, nxënësi ka nevojë për psikologun e shkollës, për tu konsultuar me të. Mbase nxënësi ka nevojë të flasë me prinderit  e tij. 


27-Thoni "mirupafshim" nxënësve tuaj në fund të ditës. 



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

15,969 Lexime
5 vjet më parë