SHËNDETI

Këto ushqime ngadalësojnë procesin e plakjes

Ushqimi ka ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore, ndërkaq ju ofron shpjegimin kur kërkoni përgjigjen për shtimin e shpejtë të peshës, disponimin e keq, problemet me përqendrim, etj.

Ushqimi ka ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore, ndërkaq ju ofron shpjegimin kur kërkoni përgjigjen për shtimin e shpejtë të peshës, disponimin e keq, problemet me përqendrim, etj.


Ndonëse nuk mund ta ngadalësojmë procesin natyral të plakjes, ka disa gjëra të caktuara të cilat und t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni këtë proces. Ushqimet që i konsumojmë ndikojnë në shpejtësinë me të cilën funksionon metabolizmi dhe, megjithëse proteinat e shpejtojnë atë, karbohidratet e rafinuara dhe komplekse e ngadalësojnë dukshëm.


Metabolizmi i ngadaltë rrit rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme, por shpie edhe në proces më të përshpejtuar të plakjes. Kështu, për ta ngadalësuar procesin e plakjes, ka disa ushqime të cilat duhet t’i shmangni dhe disa tjera të cilat duhet t’i hani.


Shmangni këto ushqime:

-Ushqimet e skuqura me shumë yndyrë

-Mishrat e përpunuar

-Sasinë e tepërt të alkoolit

-Petullat dhe brumërat


Këto janë pesë ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes:

-Karrotat

-Salmoni

-Frutat citrikë si portokajtë, limonët, mandarinat, grejpfrutët, etj.

-Produktet e sojës

-Fasulet

1,531 Lexime
5 vjet më parë