Marrëdhënia prind-fëmijë

Kini pak durim, ndihmojini fëmijët tuaj!

Ndodh shpesh që ju si prindër të mërziteni, të bërtisni për gabimet që bën fëmija juaj, dhe më pas ju vetë bëheni indiferent ndaj sjelljeve të tyre. Por lexoni shkrimin e mëposhtëm për të kuptuar arsyen se përse fëmija juaj vepron në atë mënyrë, dhe si duhet të jetë sjellja juaj në këto raste.

Prindër, kini pak durim, ndihmojini fëmijën të mos mësojë duke prishur lodra dhe grisur libra, apo revista, por duke vëzhguar, zbuluar dhe ruajtur. 


Mos jini indiferent ndaj dukurive të tilla, pasi fëmija nuk i di gjërat, ai i mëson nga ju. Fëmija nuk mund të luaj e mësojë i vetëm pa praninë e të rriturit. Këto veprime, si prishja e lodrave dhe grisja apo zhubrosja e librave, janë veprime që tregojnë se fëmija ndihet vetëm. Ai, fëmija, është i vogël, është i parritur, por ka shumë energji dhe po nuk u përfshinë aktivitete të ndryshme së bashku me të rriturin, ai ndihet i vetmuar dhe i mërzitur. Vetmia dhe mërzia, që fëmija provon, sidomos kur mbetet vetëm me sendet dhe nuk ka njeri pranë, që t'i demonstrojë se çfarë di të bëjë dhe të mësojë edhe gjëra të reja, ato ndjesi do t'i shkarkojë në gjërat e sendet, që varen nga ai. Sendet, lodrat dhe sidomos librat, të cilat, nga që nuk di çfarë të bëjë me to, i prish, i gris apo i zhubros. Ai, fëmija mund ta ketë mësuar, që këtë libër që i lexon mami apo babi, dhe ai kënaqet, por kur është vetëm, libri nuk e kënaq. Kështu fëmija e gris ose e zhubros.


Nëse prindi nuk tregon kujdes për librat, lodrat dhe sendet e tjera të fëmijës, pra nuk i sistemon, nuk i tregon se duhet ta ruajë, që ta përdorin edhe herë të tjera, atëherë ky është dhe modeli që i demonstroni fëmijës, dhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë, do t'i trajtojë, pa kujdes.


Fëmija që gris librin dhe prish lodrat, fëmija, që nuk bindet me fjalën, por me prekjen e ashpër dhe kërcënimin, nga specialistët e fushës së pishës, cilësohet fëmijë i neglizhuar.

 


Nga: Lira Gjika, pediatre dhe psikologe 


Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,751 Lexime
3 vjet më parë