Arkitekturë

Kopshti gjerman i krijuar si një mace gjigante

Ky është kopshti më i veçantë që mund të keni parë ndonjëherë. Ai ndodhet në Gjermani dhe është i ndërtuar në formën e një koteleje gjigante të bardhë. Ky institucion arsimor, me këtë lloj arkitekture, u krijon fëmijëve një dëshirë më të madhe për të shkuar në kopsht.

Kopshti i fëmijëve Die Katze që ndodhet në WolfartsWeier afër Karlsruhe, Gjermani është ndërtuar në formën e një koteleje gjigante të bardhë. 

I projektuar nga artisti Tomi Ungerer dhe arkitekti Ayla-Suzan Yndel, ky institucion arsimor, sipas tyre  u krijon fëmijëve një dëshirë më të madhe për të shkuar në kopsht.


Çdo ditë, fëmijëve u jepet mundësia që të hyjnë në mënyrë të këndshme përmes gojës së maces, pra portës së kopshtit dhe më pas vazhdojnë rrugën deri në barkun e maces ku dhe është krijuar hapësira për të qëndruar gati 100 fëmijë.


Zgjedhja e dizajnit arkitektonik ka një nivel të mrekullueshëm që i përshtatet ndjenjës së humorit dhe gjerësisë së njohurisë së një fëmije.


Ndërtesa është fiks si një kotele bukuroshe, me veshët e saj drejt, dhe putrat që duken sikur janë gati për të kërcyer në çdo moment. Dritaret rrethore në pjesën e përparme të arkitekturës së mrekullueshme shërbejnë si sytë e maces, ndërsa bishti në pjesën e pasme është në të vërtetë një rrëshqitëse, nga ku fëmijët mund të dalin duke u argëtuar. Brenda kopshtit në formë koteleje, gjithçka është e pranishme: klasat, korridori, një kuzhinë, dhoma e ngrënies dhe një sallë kryesore. Fëmijët janë shumë të lumtur dhe mësojnë duke u argëtuar.

Përktheu Gentjana Baçi 

Burimi: mymodernmet.com


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,295 Lexime
3 vjet më parë