“Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, studim teksti, letërsi X
Planifikimi i orës së mësimit 90 minuta për studimin e tekstit “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” është hartuar nga mësuesja Shqiponja Bizhga, gjimnazi "P. N. Luarasi" Tiranë.
Data: ______________
PLANIFIKIMI DITOR
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Letërsi
Shkalla: V
Klasa: X
Mësuese: Shqiponja Bizhga
Gjimnazi "P. N. Luarasi" Tiranë
Rubrika: Letërsia e vjetër shqipe
Tema: Studim teksti: “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” (“Historia e Skënderbeut”; Marin Barleti)
Situata e të nxënit:
Ora e parë
Mësuesja reciton vargjet e poemës “Histori e Skënderbeut” e N. Frashërit: “Krujë, o qytet i bekuar,/prite, prite Skënderbenë …”
Ora e dytë
Ç’mbresa ju la fjalimi i Skënderbeut? Pse?
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: bashkëbisedon për temën;
Kompetenca e të menduarit: prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes, të klasifikimit të informacioneve:
Kompetenca e të nxënit: demonstron shkathtësi në lexim‐shkrim, në jetë, në kryerjen e detyrave.
Kompetenca personale: analizon përparësitë dhe dobësitë personale; evidenton masat për përparim personal;
Kompetenca qytetare: diskuton për çështje shoqërore;
Kompetenca digjitale: përdor mjetet digjitale. Fjalët kyçe: Barleti, “Histori e Skënderbeut”, N. Frashëri, fjalimi i Skënderbeut, Krujë, mesazh, humanist, atdhetar, liri, atdhe, nder, ligjërim shprehës, bindës, mjete artistike, stilistike, gjuhësore, strategji, teknika etj.
Burimet dhe mjetet mësimore: Letërsia 10; “Pegi”, “Historia e Skënderbeut”; Marin Barleti, literaturë, internet, tabela, shkumësa, fletore.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK, Histori.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- lexon dhe reciton në mënyrë shprehëse fragmentin e dhënë;
- interpreton shprehje dhe fjali nga teksti;
- dallon mesazhet humaniste dhe patriotike të veprës;
- kthen fragmentin nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë;
- analizon strategjitë, mjetet gjuhësore-stilistike të ligjërimit shprehës, bindës të Skënderbeut;
- harton një ese me temën e dhënë sipas standardeve të përmbajtjes, strukturës, gjuhës dhe stilit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi mendimesh, Lexim i drejtuar, Praktikë e drejtuar, Diskutim+kllaster, Punë në grup, Ditari tripjesësh, Përmbledhje e strukturuar.
ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT
ORA I
I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:
Stuhi mendimesh:
Mësuesja reciton vargjet e poemës “Histori e Skënderbeut” e N. Frashërit:
“Krujë, o qytet i bekuar,/prite, prite Skënderbenë,/ po vjen si pëllumb i shkruar …” (mësuesja mund të recitojë vargun e parë dhe të tjerat mund t’i recitojnë nxënësit).
- Nga janë shkëputur këto vargje? Cili poet i ka shkruar?
- Cilin çast historik përcjellin këto vargje? Ç’atmosfera sjell poeti?
- Ku është mbështetur Naimi për të shkruar veprën e tij “Histori e Skënderbeut”? Kur është shkruar poema dhe pse?
II. Ndërtimi i njohurive të reja:
Hapi I: Lexim shprehës dhe lexim i drejtuar i tekstit (nga mësuesja).
Hapi II: Praktikë e drejtuar:
- Cilin çast historik pasqyron ky fragment?
- Nisur nga perspektiva e rrëfimit, në sa pjesë do ta ndanit fragmentin? Gjeni në tekst pjesët.
- Çfarë rrëfen autori në pjesën e parë? Çfarë informacioni historik merrni nga pjesa e parë? Ilustroni nga teksti.
- Po pjesa e dytë çfarë paraqet?
- Kujt i drejtohet Skënderbeu? Si u drejtohet atyre? Çfarë shqetësimesh shpreh ai? Cili është toni i ligjërimit? Cilat janë fjalët kyç që ai përdor dendur? (liri, atdhe, nder etj. )
- Si do t’i interpretonit: “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta atë mes jush!”, “…ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë”?
- Cilat janë mesazhet humaniste dhe atdhetare që përcjell Barleti nëpërmjet figurës së Skënderbeut?
Hapi III: Punë në grupe.
Shkruani përmbledhjen e paragrafit, duke e kthyer nga ligjërata e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë.
Grupi i parë: paragrafi i parë nga fjalimi i Skënderbeut;
Grupi i dytë: paragrafi i dytë.
Hapi IV: Kontrolli i punës me grupe.
ORA E DYTË
I. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Diskutim+kllaster.
- Ç’mbresa ju la fjalimi i Skënderbeut? Pse? Si do ta cilësonit fjalimin e tij?
II. Ndërtimi i njohurive të reja:
Hapi I: Praktikë e drejtuar
- Skënderbeu shfaqet në disa përmasa tejkombëtare. Le t’i rikujtojmë ato (gjeneral, strateg i famshëm, politikan, diplomat i mençur…). Cila përmasë e Skënderbeut del nëpërmjet këtij fjalimi? Cili do të ishte qëllimi i kryesor i këtij fjalimi, duke u bazuar në informacionet historike?
-Si duhej ta ndërtonte fjalimin për të arritur qëllimin e tij? Çfarë strategjish, teknikash, gjuhë duhej të përdorte që të rriste forcën bindëse të ligjërimit të tij? (çdo tekst ndërtohet në bazë të qëllimit, auditorit, situatës).
Hapi II: Punë në grup +Ditari tripjesësh:
Grupi i parë: Zbuloni cilësitë e Skënderbeut si politikan i mençur, që dalin nëpërmjet fjalimit të tij. Çfarë strategjish dhe teknikash përdor Skënderbeu për të arritur qëllimin e tij?
| Skënderbeu, cilësitë | Ilustrim | Koment |
|---|---|---|
Grupi i dytë: Analizoni mjetet stilistike që i japin forcë shprehëse dhe bindëse ligjërimit
| Mjete stilistike | Ilustrim | Koment/ funksioni artistik |
|---|---|---|
| Pyetja retorike | ||
| Enumeracionet, shkallëzimet | ||
Grupi i tretë: Analizoni mjetet gjuhësore që i japin forcë shprehëse dhe bindëse ligjërimit.
| Mjete gjuhësore | Ilustrim | Koment/funksioni shprehës |
|---|---|---|
| Përdorimi i vetave, funksioni i ndërthurjes së tyre (unë, ju, ne) | ||
| Thirrorët | ||
| Ndërtimi i fjalive. (Fjalitë e përbëra me bashkërenditje kundërshtuese) | ||
| Llojet e fjalive sipas kumtimit, intonacionit; | ||
| Leksik i pasur |
Hapi III: Kontrolli i punës me grupe
Hapi IV: Përmbledhje e strukturuar: Veçoritë ideoartisike të fragmentit dhe, nëpërmjet tij, të veprës së Barletit. Stili i autorit.
III. Vlerësimet do të bëhen mbi bazën e demonstrimeve, kur nxënësi:
- lexon dhe reciton në mënyrë shprehëse fragmentin e dhënë;
- interpreton shprehje dhe fjali nga teksti
- dallon mesazhet humaniste dhe patriotike të veprës;
- kthen fragmentin nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë;
- anlizon strategjitë, mjetet gjuhësore-stilistike të ligjërimit shprehës, bindës të Skënderbeut;
- diskuton mbi cilësitë dhe aftësitë e ligjërimit shprehës dhe bindës të Skënderbeut;
IV. Detyra dhe puna e pavarur: Sikur Skënderbeu të fliste sot në Kuvendin Popullor!
(Portali Shkollor)
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
"Model projekti për panifikim mësimor dhe kualifikim profesional, për arsimin fillor" nga mësuesi Neritan Durro
Fletë pune në mbështetje të zhvillimit të aftësive të nxënësve me nevoja të veçanta nga Xhensila Kokoshi