PROBLEMATIKA

Kur ndeshemi me mësues jo të aftë/ Si duhet të reagojmë?

Këshilla për ata prindër, të cilët ankohen për mësuesin e fëmijës së tyre. Gjatë gjithë viteve të arsimimit, fëmija do të ndeshet me mësues të ndryshëm. Jo të gjihë janë të kualifikuar dhe të aftë. Ja si mund ta kapërceni një situatë të tillë.

Mësuesit e vërtetë megjithëse të rrallë, ekistojnë. Prindërit shpesh e vuajnë këtë pjesë. Ata vazhdimisht mendojnë dhe vendosin në dyshim aftësitë e mësuesit të fëmijës së tyre. Çdo prind është i interesuar të dijë rezultatet që fëmijë tyre arrin, përvojat që përjeton në klasë.


Së pari, merrni të gjithë informacionin e nevojshëm

Zakonisht, prindërit që shqetësohen se fëmijën e tyre po e mëson një mësues jo i përgatitur kanë gjithmonë arsye. Kini parasysh se fëmijët i tregojnë gjithmonë eksperiencat e tyre në shkollë. Ata i tregojnë edhe historitë “e tmerrshme” me të cilat ndeshen në shkollë. Për më tepër që prinërit priren po ashtu të ekzagjërojnë.

Prindërit duhet ta kuptojnë mirë situatën përpara se të veprojnë, sepse fëmijët priren t’i ndryshojnë faktet dhe t’i shtrembërojnë apo t;i veshin me imagjinatën e tyre. Historia që dëgjoni nga fëmijët tuaj mund të mos jetë vresioni i vërtetë.

Fëmija mund ta ketë keqkuptuar atë që mësuesi i ka thënë, ose mund ta kenë shtrembëruar me njëri-tjetrin. Niseni bisedën me fëmijën tuaj me disa pyetje, të tipit: “Çfarë ndodhi sot në klasën tënde?”; “Çfarë biseduat pas asaj që ndodhi?”. Përpiquni t’ia ndaloni përgjigjet po/jo. Sepse këto lloj përgjigjesh nuk arrijnë të përshkruajnë situatën. Mos bëni pyetje të cilat lejojnë fëmijën të fantazojë, të supozojë, të japë sugjerime, sepse këto pyetje e konfuzojnë fëmijën. 

Në këtë fazë, duhet të jeni të kujdësshëm, mos të thoni asgjë negative për mësuesen e fëmijës suaj. Prindërit janë shumë të ndjeshëm kur vjen puna te edukimi i fëmijës. Edhe nëse ju nuk dakordësoheni me atë që mësuesja bën, ende duhet t’i mësoni fëmijës si ta repektojë mësuesen.


IDENTIFIKONI PROBLEMIN

Mos harroni që mësuesi mund të ketë kaluar një karrierë të lodhshme, stresuese. Edhe mësuesve më të mirë u ndodh të bëjnë gabime. Ka mësues të shkëlqyer, mësues që kanë nevojë të inkurajohen për t’u përmirësuar, ashtu si ka edhe mësues të këqinj.


KARAKTERISTIKAT E NJE MESUESI TE KEQ

1. Ata janë të mërzitshëm. Është mësuesi që flet pak dhe vetëm di të japë detyra.Ndërkohë që mësuesit e mirë dinë si ta bëjnë interesante mësimin, duke krijuar projekte, diskutime, ëoorkshop-e, etj.

2. Nuk vendosin rregull në klasë. Ata mësues që nuk dinë të vendosin rregull në klasat e tyre nuk janë mësues të mirë. Këto klasa duket sikur nuk e kanë një mësues të pranishëm që të dië të vendosë qetësi. Fëmijët mund të flasin kur ata duan, pa leje, pa një rregull. Këto klasa janë të zhurmshme, kaotike, stresuese.

3. Ky mësues nuk është i ndjeshëm. Nuk e kuptojnë kur fëmija mund të ketë një problem dhe nuk dijnë të tolerojnë.

4. Mësuesit e papërgatitur: Ky është lloji më i keq i mësuesit. Ata nuk e çojnë mësimin në asnjë lloj niveli. Satndardi që ata kërkojnë është mjaft i ulët.


Prindër, duhet të jeni diplomatikë

Mos harroni që fëmija juaj do të përballet çdo ditë me atë ambient. Imagjinoni nivelin e lartë të stresit të fëmijës në ditët pasardhëse, kur e di që prindi ka debatuar me prindin e tij.Veprimet tuaja përcaktojnë rehatinë e fëmijës, ndaj ruani gjaknxehtësinë.


Vendosni çfarë veprimesh duhet të ndërmerrni

Përdorni atë që keni mësuar deri tani për të vendosur se çfarë do të bëni. Mos harroni se mund të mësoni më shumë për situatën ndërsa përpiqeni ta zgjidhni atë. Ka dy kategori mësuesish: ata që sapo e kanë nisur karrierën e tyre, tëcilët sapo janë pozicionuar dhe ata që kanë vite në këtë profesion. Mësuesit që kanë shumë vite në profësion e kanë shumë të vështirë të ndryshojnë dhe të pranojnë dobësitë e tyre.


1. Ndihmoni fëmijën tuaj të zgjidhë problemin

Sugjeroni mënyra për fëmijën tuaj që ata të mund të përmirësojnë situatën. Nëse mësuesi nuk u përgjigjet pyetjeve, a mund ta gjejë fëmija juaj përgjigjen në një libër, nga shokët e klasës, nga një faqe interneti ose nga shënimet e tyre? Nëse klasa është kaotike, a mund të kalojë fëmija juaj në një vend të qetë në dhomë ose korridor? Nëse mësimi është I mërzitshëm, a mund të sugjerojë fëmija juaj projekte Fëmija juaj mund të mësojë një sasi të madhe të aftësive vetërregulluese, që do ta bëjnë atë edhe më të zotin. 


2. Bisedoni me mësuesin

Programoni një kohë për të biseduar me mësuesin. Është mirë ta bëni këtë personalisht nëse është e mundur. Lëreni mësuesin me qetësi të dijë se çfarë ju ka thënë fëmija juaj dhe t'i japë mësuesit një mundësi për t'u përgjigjur. Kini kujdes të paraqitni atë që fëmija juaj ka thënë pa qenë akuzues. 

Mësuesi i mirë do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur ose do të përdorë reagimet për të bërë ndryshime pozitive.


3. Bëni vëzhgime në klasë.

Ndonjëherë duke parë se çfarë ndodh në klasë vetë do t'ju ndihmojë të kuptoni problemin. Do të kuptoni atë që vërtetë ndodh në klasë. Nëse keni shqetësime serioze dhe e kuptoni se nuk ia dilni dot, flisni me drejtorin e shkollës.


4. Bisedoni me drejtorin

Flisni vetëm me drejtorin nëse mendoni se nuk ka asnjë mënyrë që ta zgjidhni këtë problem mes fëmijës, mësuesit dhe jush. Kjo është një zgjidhje e fundit ose pothuajse e fundit. Drejtorët janë të zënë duke u marrë me gjëra dministrative, menaxhuese, për më tepër që ata do të mbajnë anën e kolegëve të tyre. Nëse drejtori beson se është një problem mes një mësuesi dhe një fëmije ose një prindi dhe një mësuesim, ai do të përpiqet ta zgjidhë në atë nivel.

Për më tepër, kur zgjidhni të shkoni te drejtori duhet të jeni shumë i qartë dhe shumë i saktë. Ju duhet ta keni mirë vëzhguar situatën, më tej të merrni hapa të tillë. Pra, vetëm atëherë kur e kuptoni që realisht situate nuk ka zgjidhje.


5. Kërkoni të ndryshoni mësuesin ose shkollën

Ky duhet të jetë absolutisht një opsion i fundit. Ndryshimi i klasave do të thotë përshtatje me nxënës të rinj, një mësues të ri dhe rregulla në klasë të reja. Disa shkolla mund të mos jenë në gjendje të ofrojnë një mësues tjetër për shkak të limiteve të stafit. Pra, fëmija do të përballet me një tranzicion të madh, që mund t’i ndikojë edhe në rezultate. 


 . Ka nga ata që nuk  janë të përgatitur mjaftueshëm. Megjithatë, kjo nuk është arsye për ta përjetuar me stres. Mjafton t’i gjendeni pranë fëmijës dhe ta ndihmoni sa më shumë të jetë e mundur. Kjo eksperiencë le të shërbejë si një mësim për të. Kështu, fëmija juaj do të dijë si të zgjidhë situatat, do dijë si të merret me njerëz të vështirë, pra duhet parë dobishmëria që përfitohet.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

1,888 Lexime
1 javë më parë