orë model

Lexojmë përrallën “Borëbardha”, abetare

Kjo orë model është përgatitur nga mësuesja Marjola Lëngu, shkolla 9 - vjeçare "Jani Baklalli", Fier. Tema e mësimit në klasën e parë në lëndën abetare është “Lexojmë përrallën “Borëbardha””.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim

Lënda: Abetare

Shkalla: e parë

Shkolla 9 - vjeçare "Jani Baklalli", Fier

Mësuese: Marjola Lëngu

Klasa: e parë

Tema: Vazhdimi i fq. 67 abetare.

Lexojmë përrallën “Borëbardha” 

Situata e të nxënit: dëgjimi i përrallës “Borëbardha”

Fjalët kyç: përralla, titulli, personazhet, lexim, cilësi,

Burimet dhe materialet didaktike:

Përralla “Borëbardha”, ilustrime të ndryshme me figura, videoprojektor, flipçarter.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: punë me tërë klasën, kllaster, DRTA, punë individuale, krijim i lirë

Lidhja me fushat e tjera: Art

Koha: 90 minuta


Rezultatet  e  të  nxënit  sipas  kompetencave kyçe :

Nxënësi:

• Kompetenca e komunikimit dhe  të  shprehurit: Paraqet  të  paktën  një  mendim për  një  temë  të  caktuar.

• Kompetenca  e  të  nxënit: Parashtron  pyetje dhe  përgjigje  në lidhje  me temën.

• Kompetenca personale: Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta  për arritjen e një qëllimi të përbashkët në klasë, shkollë e jashtë saj.

• Kompetenca qytetare: Respekton mendimin e anëtarëve të grupit.

• Kompetenca për jetën, sipërmarrjen, mjedisin: Identifikon burimet e nevojshme dhe i përdor në  mënyrë të drejtë.


Rezultatet e të nxënit sipas temës:

• Lexon saktë dhe qartë përrallën “Borëbardha”.

• Tregon cilësitë e personazheve.

• Dallon personazhet pozitiv dhe ata negativ.

• Rendit ngjarjen sipas rendit të radhës

• Luan përrallën sipas roleve.

• Ngjyros personazhet e përrallës.


Planifikimi i orës mësimore

Faza e parë: Prezantohen  nxënësit me temën, rezultatet e të nxënit dhe veprimtaritë që do të zhvillohen gjatë procesit mësimor.

Se bashku me nxënësit ndërtohet një klaster për përrallat e mësuara.

Cilat janë përrallat që kemi mësuar deri tani në abetare?

Kllasteri shoqërohet me ilustrime dhe fisha. Nxënësit do të ngjisin fishat me titullin e përrallës përkrah personazhit përkatës.

PINOKU

KËSULËKUQJA

HIRUSHJA               

Nxiten nxënësit të tregojnë me fjalët e tyre përrallat e mësuara.


Faza e dytë: Lexohet përralla e “Borëbardhës” nga mësuesja. 

Leximi i përrallës bëhet me ndalesa.


Ndalesa e parë Na ishte një herë…  Ajo e kishte inat Borëbardhën.

1) Si quhet vajza?

2) Pse njerka e kishte inat Borëbardhën?


Ndalesa e dytë Një ditë …  Dhe Borëbardha qëndroi me ta.

1) Cili qe urdhëri që dha njerka?

2) Po gjahtari si veproi?

3) Çfarë pa Borëbardha në pyll?

4) Çfarë i kërkuan xhuxhat Borëbardhës?


Ndalesa e tretë  Kaluan muaj…Tërë natën e qanë me lotë motrën e tyre.

1) Çfarë bëri njerka kur mori vesh që Borëbardha ishte gjallë?

2) Çfarë ndodhi me Borëbardhën pasi hëngri mollën?

Ndalesa e katërt Që ta shihnin Borëbardhën … deri në fund.

1) Çfarë bën xhuxhat për Borëbardhën?

2) Cfarë u kërkoi princi xhuxhave?

3) Cili ishte fundi i përrallës?


Lexohet përralla nga nxënësit në mëyrë zinxhir.

Nxënësit pasi përfundojnë leximin e përrallës përcaktojnë personazhet dhe pastaj përcaktojnë cilësitë e personazheve.

Nxënësit do të renditin figurat sipas rendit kronologjik të ngjarjes. (Punë dyshe)

Luhet me role përralla nga nxënësit.


Faza e tretë:  Nxënësit ngjyrosin personazhet e përrallës.

Ekspozohen në muret e klasës punimet e fëmijëve.


Vlerësimi i nxënësve për: 

• leximin e përrallës saktë dhe qartë.

• Percaktimin e personazheve dhe cilësive të tyre.

• Lojën me role 

• Renditjen e ngjarjeve.


Detyrë shtëpie:  Vizato dhe përshkruaj me 3 – 4 fjali personazhin e përrallës.

(Portali Shkollor)

11,857 Lexime
6 vjet më parë