MATERIAL SHPJEGUES

Material shpjegues për vlerësimin e nxënësit në Arsimin e Mesëm të Ulët.

Qëllimi kryesor i vlerësimit është përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësi dhe i vetë procesit të të nxënit.

Qëllimi kryesor i vlerësimit është përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësi dhe i vetë procesit të të nxënit. Procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultateve të të nxënit, duke u bazuar  në nivelet e arritjes.

Vlerësimi përdoret:

Për t'u dhënë sugjerime prindërvembi përparimin e fëmijës së tyre;

Për të matur arritjet e nxënësve;

Për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit për të nxënë;

Për t'u dhënë sugjerime nxënsve për përparimin e tyre;

Për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie-nxënies;

Për të raportuar arritje.


VLerësimi i nxënësit kryhet nëpërmjet:

Vlerësimit të vazhduar

Vlerësimit m etest/detyrë përmbvledhëse.

Vlerësimi i portofolit lëndor

Vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)


Vlerësimi për të nxënë shpesh quhget vlerësim formues dhe ëhstë vlerësim që mbledh të dhëna dhe dëshmi rreth të nxënit të nxënësve gjatë procesit të të nxënit. Ky vlerësim është informal dhe nxënësit mund të mbajnë edhe vetë shënime mbi progresin e tyre. Vlerësimi për të nxënë nuk ka si qëllim kryesor vendosjen e një note, por të evidentojë te nxënësi pikat e forta dhe problematikat dhe ta ndihmojë që t’i përmirësojë ato. Fokusi kryesor i vlerësimit për të nxënë (vlerësimit të vazhduar) është që nxënësi të përmirësojë të nxënit e tij, si dhe të motivohet më shumë për të mësuar.


Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi i portofolit)

Fletorja personale dhe evidenca nënkuptojnë të njëjtin dokument. Pra, mësuesi ka vetëm një dokument për vlerësimin e vazhduar (vlerësimin për të nxënë). Mësuesi mban shënime në fletoren e tij personale (apo në evidencë) ecurinë e progresit të nxënësit lidhur me rezultatet e arritjes. Fletoren personale (evidencën) mësuesi e formaton në mënyrën më të përshtatshme për të, por duke ruajtur logjikën e vlerësimit për të nxënë. Mësuesi është i lirë t’i mbajë shënimet në fletoren e tij personale (evidencë) duke vendosur simbolet, që ai gjykon si të përshtatshme, të shoqëruara me komente shumë sintetike, të cilat iu referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.


Portofoli i nxënësve

Portofoli eshtë koleksionim sistematiki i detyrave dhe i punimve të kryer nga nxënësi për të dëshmuar zhvlimin e kompetencave (njohurive, shkathtësive, qëndrimeve).

Portofoli i nxënësit duhet të përmbajë detyra hulumtuee, krijime ose zbatime të ndryshme, projekte të nxënësve etj., që zhvilloojn kompetencat kyç dhe lëndore. Detyrat e portofolit nuk janë pjesë e vlerësimit të vazhduar të nxënësit.


Per nje periudhë, detyrat që vlerësohen në portofol janë:

Projekti ose një fazë  tij, është pjesë e detyruar e portofolit për çdo periudhë.

1-2 detyra kriuese, zbatuese, hulumtuese etj.


Në këtë material do të gjeni materialin rreth: 

Vlerësimit të nxënësit, si bëhet vlerësimi, kur realizohet testi/detyra përmbledhëse;

Ç'shtë vlerësimi peridik dhe ç'shtë ai përundimtar, hapat që duhet të ndiqen për të njëhsuar vlerësimin përfundimtar.



Materialin mund ta shikoni më poshtë

Material i shkëputur nga IZHA 

21,221 Lexime
5 vjet më parë