Matura

Me 17 qershor maturantët testohen në matematikë

Provimi është i një niveli mesatar dhe përmban 25 pyetje. Në provimet e kaluara ka pasur raste kur nxënësit kanë tentuar që të kopjojnë me telefona, duke i fshehur ato në pjesë të trupit dhe janë ndëshkuar nga administratorët.

Ditën e nesërme, 17 qershor, do të zhvillohet provimi i Matematikës, provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2016, i cili mbyll ciklin e provimeve detyruese. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin dhe do të marrin pjesë 42.400 maturantë të shkollave të mesme, për të gjitha profilet.

Zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj deklaroi një ditë përpara provimit se zhurmuesit do të funksionojnë dhe kërkoi bashkëpunimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në mënyrë që të gjitha shkollat të furnizohen me energji.

Provimi është i një niveli mesatar dhe përmban 25 pyetje. Në provimet e kaluara ka pasur raste kur nxënësit kanë tentuar që të kopjojnë me telefona, duke i fshehur ato në pjesë të trupit dhe janë ndëshkuar nga administratorët. Malaj u bëri thirrje maturantëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tentojnë të kopjojnë pasi do të penalizohen.

Në dy provimet  e shkuara, 7 nxënës u përjashtuan nga procesi, 3 me identitet të rremë, 2 për etikë komunikimi në shkollat profesionale dhe 5 u gjetën me celularë në 2 provime dhe 1 rast kishte probleme me sekretimin. 

Zëvendësministrja e arsimit kërkoi ndihmën e OSHEE që të mos ketë shkëputje të energjisë elektrike në shkolla dhe që nesër zhurmuesit e valëve të funksionojnë.

·        Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

·        Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit të provimit.

·        Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.

·        Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe në pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativën e saktë.

·        Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.

·        Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit të testit, apo të vendosë mbi të shenja të dallueshme dhe të veçanta.

·        Maturantëve me aftësi të kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.

·        Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës së mbarimit të provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.

·        Maturanti nuk mund të:

          a) ndryshojë vendin e caktuar;

          b) komunikojë apo të japë informacion me maturantët e tjerë;

          c) refuzojë kontrollin nga ana e administratorëve

1,765 Lexime
7 vjet më parë