FJALIM TED

Me dashuri dhe pasion, mund të pushtosh botën

Arsimi dhe edukimi mund të luftojë forcën, dhunën dhe terrorin. Në vazhdën e fjalimeve TED, ju ftojmë të lexoni frazat më motivuese dhe më memorabile të Seneca Yacoobi, si dhe të ndiqni përmes videos ligjërimin motivues.

Fjalimet e TED (fjalime motivuese të njerëzve të suksesshëm), na bëjnë të kuptojmë se bota bëhet një vend më i mirë, vetëm përmes edukimit. 


Saneca Yacoobi, shembulli i femrës së fortë dhe njeriut vizionar, arriti që në atmosferën e vështirë të Afganistanit, të ndërtonte shkolla për femrat dhe më vonë, edhe për meshkuj. Ajo hoqi dorë nga “ëndrra amerikane” dhe nga një punë e mirëpaguar dhe të vlerësuar në Amerikë, vetëm për të qenë revolucionare e arsimit, në vendin e saj. Kjo tregon se të vetërealizohesh nuk është e mjaftueshme, për sa kohë nuk i shërben idealit tënd më të lartë. 


Arsimi dhe edukimi është më i fuqishëm se forca, dhuna dhe terrori. Ndaj, mësuesit janë heronjtë e vërtetë, pasi kanë forcën të transformojnë realitetin. 


Ju ftojmë të lexoni frazat më motivuese të këtij fjalimi, si dhe të ndiqni përmes videos ligjërimin e kësaj gruaje guximshme, për të cilën arsimi është mjeti për të luftuar të keqen. 



"Kjo do të thotë që edukimi i trasformon njerëzit. Kur edukon njerëz, ata do të ndryshojnë, dhe sot e gjithmonë, kemi nevojë të punojmë për barazinë gjinore. Nuk mund të trajnojmë vetëm femrat e të harrojmë meshkujt, sepse gjatë gjithë historisë, burrat i kanë bërë gratë të përjetojnë kohë të vështira. Kështuqë, filluam të trajnojmë edhe burrat, sepse ata duhet ta dinë potencialin e gruas. Të dihet edhe potenciali i burrit, për të bërë të njejtën punë. Kështuqë po i trajnojmë vazhdimisht ata, dhe unë besoj fuqimisht në këtë kauzë".



"Unë jetoj në një vend që dikur ka qenë i bukur dhe dua ta ndaj me ju këtë histori. Ishte një vend i bukur, i paqtë. Shkonim kudo. Femrat edukoheshin. Bëheshin avokate, inxhiniere, mësuese. Lëviznim sa nga një shtëpi tek tjetra, pa pasur nevojën të kyçnim dyert. Por e dini se çfarë ka ndodhur në vendin tim? Njerëzit nuk mund të lëvizin jashtë dyerëve të shtëpisë pa masa sigurie. Ne duam Afganistanin e dikurshëm. Dua t'ju tregoj edhe anën tjetër. Sot femrat në Afganistan, punojnë shumë fort. Ato po marrin diploma për t'u bërë avokate, mjeke, mësuese dhe po ndërtojnë bizneset e tyre. Kjo është e mrekullueshme, të shikosh njerëzit të plotësojnë potencialin e tyre. Dua ta ndaj me ju këtë histori, në emër të dashurisë, të dhembshurisë, në emër të besimit dhe ndershmërisë. Nëse keni këto pak elementë me vete, do t'ia dalësh. Ne kemi një poet, Maëlana Rumi. Ai thotë, se duke pasur dhembshuri dhe dashuri, ti mund të pushtosh botën. E nëse ia arrin t'ia dalësh në Afganistan, ju siguroj të gjithëve, 100%, se mund t'ia dalesh në çdo cep të botës".



"Edukimi kishte ndryshuar jetën time. Ai më transformoi. Më dha një status. Më dha besim në vete. Më dha një karrierë. Më ndihmoi t'i vija në ndihmë famijes sime, ta zhvendosja atë në një vend tjetër, për të qenë të sigurtë. Dhe unë e dija se në atë moment, ajo se çfarë duhej t'i jepja njerëzve ishte edukimi dhe shëndeti, pas së cilave renda".


"Kur vjen momenti i rrezikut, njeriu e gjen forcën, nga besimi apo diçka tjetër. Është brenda zemrës sate. Ti beson tek vetja dhe nga ideali i del rrezikut përpara".


"Sot talibanët që dikur më rrezikuan janë mësuesit më të mirë. Ata mësuan anglisht, mësuan si të bëhen mësues, mësuan kompjuterin, dhe sot ata janë udhëheqësit e mi. Në çdo zonë që është e panjohur, në zona malore, ata vijnë me mua. Ata prijnë dhe ne shkojmë pas tyre. Ata na mbrojnë".

(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)


2,978 Lexime
4 vjet më parë