Mësim për jetën

“Më thonë se nuk bëj asgjë siç duhet”, si ndryshoi jeta e një nxënësi pasi ja tha këtë gjë mësuesit

Ekziston një histori e vjetër për një fëmijë i cili shkoi për të kërkuar ndihmën e një të urti, ndihmën e një mësuesi. Është vërtetë e vlefshme ta lexoni për të marrë mesazhin domethënës mbi vlerat që gëzon çdo njeri dhe se nga kush mund të shihen dhe vlerësohen ato!

"Më thonë se nuk meritoj asgjë, se nuk bëj asgjë siç duhet". 

Ekziston një histori e vjetër për një fëmijë i cili shkoi për të kërkuar ndihmën e një të urti:


-"Kam ardhur mësues, sepse ndihem aq i parëndësishëm sa nuk kam oreks për të bërë asgjë. Më thonë se nuk vlej asgjë, se nuk bëj asgjë siç duhet, se jam i ngathët dhe budalla. Si mund të përmirësohem? Çfarë mund të bëj që të vlerësohem më shumë?”.

Mësuesi, pa e shikuar, i tha:- “Sa keq më vjen, djali im. Nuk mund të ndihmoj sepse më parë duhet të zgjidh problemin tim”.

-“Më pas, mbase ... "dhe pas një pauze vazhdoi, -" Nëse do të më ndihmosh, unë mund ta zgjidh shpejt problemin tim dhe pastaj mund të ndihmoj".

-"Po, me gjithë qejf, mësues", tha i riu me ngurrim, duke ndjerë se po nënvlerësohej edhe një herë dhe se po injoronin nevojat e tij.

-"Mirë", vazhdoi mësuesi.  Nxori unazën që mbante në dorën e majtë dhe ia dha djalit duke i thënë: -“Merr kalin që është atje dhe vrapo në treg. Duhet ta shes këtë unazë për të paguar një borxh. Duhet të marrësh sa më shumë para për këtë. Dhe në asnjë mënyrë mos prano më pak se një monedhë ari. Shko dhe eja me monedhën e artë sa më shpejt që të mundesh”.

I riu mori unazën dhe u largua. Sapo arriti në treg, filloi t'ua ofrojë unazën tregtarëve që po e shikonin me interes, derisa i riu thoshte sa kërkonte.

Kur tha "një monedhë ari" të tjerë qeshën, të tjerë i kthyen shpinën dhe vetëm një plak u duk mjaftueshëm i sjellshëm sa të shqetësohej për t'i shpjeguar se një monedhë ari ishte shumë për një unazë.

Duke dashur të ndihmonte, dikush i ofroi një monedhë argjendi dhe një tabaka bakri, por i riu ishte udhëzuar të mos pranonte më pak se një monedhë ari, kështu që e refuzoi ofertën.

Pasi u përpoq t'ia shiste bizhuterinë kujtdo që takoi gjatë rrugës për në treg - dhe sigurisht që do të kishin qenë mbi njëqind njerëz - pranoi dështimin e tij, hipi në kalë dhe u kthye prapa.

Sa shumë do të dëshironte djaloshi të kishte një monedhë ari për t'ia dhënë mësuesit dhe për ta shpëtuar  nga problemi i tij. Kështu, do të merrte edhe këshillën dhe ndihmën e mësuesit.

Hyri në dhomën e tij.

-"Mësues", tha, "më vjen keq. Është e pamundur për mua ta shes. Ndoshta mund të merrja dy ose tre monedha argjendi, por mendoj se nuk mund të bëj mashtroj askënd për vlerën reale të unazës”. 

-"Ajo që the është shumë e rëndësishme, miku im i ri", u përgjigj mësuesi me një buzëqeshje.

-"Së pari duhet të zbulojmë vlerën e vërtetë të unazës. Hipi përsëri kalit dhe shkoi te argjendari. Kush tjetër do të dijë më mirë? Thuaji se dëshiron ta shesësh dhe pyete sa mund të kushtojë. Por mos ia shit sado të ofrojë. Ktheu me unazën”. 

I riu hipi në kalë dhe u nis përsëri.

Argjendari shqyrtoi unazën nën dritën e qiriut, e shikoi me elektrik dore, e peshoi dhe pastaj i tha djaloshit: 

-"Thuaji mësuesit, djali im, se nëse dëshiron ta shesë menjëherë, nuk mund t'i jap më shumë se pesëdhjetë e tetë monedha ari për unazën e tij”. 

-"Pesëdhjetë e tetë monedha ari?", bërtiti fëmija.  

-"Po", u përgjigj argjendari.- "Sigurisht, me pak durim mund të fitonim rreth shtatëdhjetë monedha ari, por nëse është urgjente ..."

I riu vrapoi me entuziazëm te shtëpia e mësuesit për t’i treguar gjithçka.

-"Ulu", i tha mësuesi pasi e dëgjoi. 

-"Ti je si kjo unazë. Një bizhuteri e çmuar dhe unike. Dhe si e tillë, duhet të vlerësohesh nga një ekspert i vërtetë. Pse në jetën tënde endesh poshtë e lartë duke kërkuar që të vlerësojë kushdo vlerën tënde të vërtetë?"

Dhe me këto fjalë, e vuri përsëri unazën në gishtin e vogël të dorës së majtë.


@Ngjarje Botërore 

Përgatiti për publikim Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,527 Lexime
4 javë më parë