HISTORI FRYMËZUESE

Mesazhi i një profesori mbi dobinë e drejtësisë, që shtangu studentët

Pse vendosen rregullat dhe ligjet? Cila është domethënia e tyre? Po dobia ku qëndron? Një profesor amerikan i lëndës së të Drejtës Ligjore u ka dhënë mesazhin më domethënës studentëve të tij mbi vendosjen dhe zbatimin e rregullave e të ligjeve. Njihuni me këtë histori të shkurtër frymëzuese...

Pasi profesori i lëndës "E Drejta Ligjore" u fut në klasën e mbushur me studentë, pyeti njërin nga studentët: - Si e ke emrin?


Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: -Dil jashtë! , pa asnjë arsye.


Studenti bëri përpjekje për t'a mbrojtur veten por e kot, doli jashtë duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij, ndërsa studentët e tjerë të gjithë heshtën.


Profesori filloi prapë ligjërimin, por ketë herë me një pyetje drejtuar të gjithë studentëve: -Pse vendosen rregullat dhe ligjet? 


Njëri nga të pranishmit tha: -Për të kontrolluar veprimet e njerëzve!

Një tjetër tha: -Për t'u zbatuar...

Një student tjetër u përgjigj: - Për të mos i bërë padrejtësi, i forti të ligut!

Profesori tha: -Mirë, por vetëm kaq s'është e mjaftueshme!

Një student tjetër nuk hezitoi dhe tha: -Deri sa të realizohet drejtësia.

Profesori tha: -Po, kjo është përgjigjja, por çfarë është dobia e drejtësisë?

Njëri tha: -Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t'i bëhet asnjërit padrejtësi.

Profesori vazhdon duke u thënë: -Tani përgjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxora nga salla?

Të gjithë një zëri thanë: -PO!


Profesori i hidhëruar tha: -Pse atëherë heshtët dhe nuk vepruat diçka?! Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin t'i zbatojmë ato...?! Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!


Pastaj profesori e ftoi studentin që e nxori jashtë dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha:

-Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!


(Dr.Tarik Suvejan) 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,556 Lexime
3 vjet më parë