Mësim model në SmartLab: Mbledhja e numrave deri në 10 në klasën e parë

U zhvillua një orë model në SmartLab me temën “Mbledhja e numrave deri në 10”, nga mësuesja Fatbardha Mani nga shkolla “Bardhaj”. Nxënësit punuan me mjete digjitale, ushtruan mbledhje përmes aktiviteteve interaktive dhe situatave konkrete. Materialin e plotë e gjeni më poshtë në PDF.

Në kuadër të zhvillimit të praktikave bashkëkohore mësimore dhe përdorimit të teknologjisë në procesin edukativ, u realizua një orë model në SmartLab, me temën “Mbledhja e numrave deri në 10”. Mësimin e zhvilloi mësuesja Fatbardha Mani, me nxënësit e klasës së parë, të cilët patën mundësinë të eksplorojnë konceptet bazë të mbledhjes përmes mjeteve digjitale, ilustrimeve dinamike dhe aktiviteteve interaktive.


Gjatë orës, nxënësit:

  • njohën numrat deri në 10 dhe përdorën saktë simbolet + dhe =;
  • ushtruan mbledhje të thjeshta përmes shembujve praktikë, figurave dhe situatave problemore;
  • punuan në mënyrë të pavarur, duke rikontrolluar zgjidhjet e tyre;
  • zhvilluan aftësitë matematikore duke kombinuar lojën, logjikën dhe teknologjinë.


Shembujt konkretë me ilustruar si bashkimi i mollëve apo luleve e ndihmuan klasën të kuptojë vizualisht procesin e mbledhjes. Mësimi u mbyll me reflektim dhe detyrë shtëpie, duke forcuar arritjet e ditës.


Materiali i plotë i orës model, me të gjithë hapat dhe aktivitetet konkrete, mund të gjendet më poshtë në PDF.

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

1,773 Lexime
4 ditë më parë