Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë te nxënësi

Materiali "Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë tek nxënësi", përgatitur nga Pranvera Musta, sjell udhëzime praktike për mësuesit mbi zhvillimin e mendimit kritik në klasë, përmes pyetjeve udhëheqëse, analizës së argumenteve dhe nxitjes së arsyetimit te nxënësit.

Për komunitetin e mësuesve dhe drejtuesve të arsimit, Portali Shkollor sjell një material orientues mbi zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë tek nxënësit. Materiali titullohet “Mësimdhënia për zhvillimin e të menduarit të nivelit të lartë tek nxënësi” dhe është përgatitur nga Pranvera Musta, drejtuese e Rrjetit Profesional. 


Ky material synon të ndihmojë mësuesit të kuptojnë më qartë rolin e mendimit kritik në procesin e të nxënit, duke paraqitur konceptin e të menduarit kritik, elementet që e përbëjnë atë, rregullat për zhvillimin e tij në klasë, si dhe mënyra konkrete se si mësuesit mund ta nxisin këtë aftësi përmes pyetjeve, analizës së dëshmive, perspektivave të ndryshme dhe zgjidhjes së problemeve.


Përmes shembujve praktikë dhe pyetjeve udhëheqëse, materiali shërben si një udhëzues praktik për mësimdhënien që nxit arsyetimin, analizën dhe vendimmarrjen e argumentuar tek nxënësit, duke e orientuar procesin e të nxënit drejt zhvillimit të kompetencave të mendimit kritik.

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

158 Lexime
6 orë më parë