FILOZOFI

Mësime lumturie nga helenët e lashtë që vlejnë kurdoherë

Më poshtë do të gjeni 10 mësime të vogla, por të vlefshme lumturie që na janë dhënë nga filozofët antikë!

Siç besonte Epikuri, njeriu është diçka e madhe dhe e vlefshme. Lumturinë e ka brenda tij, mjafton të lërë mënjanë çfarëdo që e shqetëson dhe i'a bën jetën ferr. Më poshtë do të gjeni 10 mësime të vogla, por të vlefshme lumturie që na janë dhënë nga filozofët antikë!


1. Bëni gjithçka me dashuri!

Jetojmë me emocione, jo me orët në orën diellore. Duhet ta masim kohën me rrahjet e zemrës. (Aristoteli)

Dashuria është shkaku i unitetit të të gjitha gjërave. (Aristoteli)


2. Përqafoni sfidat dhe mësoni prej tyre.

Siç thotë thënia e lashtë: "Jeto të tashmen dhe harro të kaluarën”. Sfidat janë gjithmonë një mundësi për diçka të re. Edhe JO mund të bëhet një e re për të ecur në një drejtim të ri. Pengesa më e madhe në jetën tonë jemi ne.

"Mundësitë e vogla shpesh janë fillimi i projekteve të mëdha”. (Dimostheni)


3. Besoni në veten tuaj, dëgjojeni dhe mos merrni shumë seriozisht ato që ju thonë të tjerët.

Askush nuk e njeh veten më mirë se ju. Dhe askush tjetër fëmijët tuaj. Do të takoni shumë njerëz të cilët nuk do të ndajnë të njëjtat ide, të njëjtat pikëpamje dhe të njëjtin vizion si ju, në lidhje me edukimin e fëmijëve. Do të jenë të shumtë ata që do t'ju japin këshilla falas se si duhet të jetë jeta juaj si nënë apo baba. Dëgjojini pa i gjykuar dhe ndiqni ato që ju thotë zemra juaj.

"Ai që di të dëgjojë përfiton edhe nga ata që flasin keq”. (Plutarku)

"Mësoni të heshtni, lëreni mendja të qetë që të dëgjojë dhe përthithë”. (Pitagora)


4. Ëndërroni çfarë dëshironi, jo çfarë nuk dëshironi. 

Është e rëndësishme të ëndërrojmë, të ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe të mos pushojmë kurrë së ëndërruari. Por gjithmonë shpresoni për më të mirën.

"Mos shpenzoni atë që keni duke dashur atë që nuk keni. Mos harroni se ajo që keni tani është një nga ato gjërat që dikur ëndërronit ta kishit". (Epikuros)


5. Asnjëherë mos u dorëzoni dhe kurrë mos e humbni besimin tuaj.

Zëvendësoni frikën me shpresë. Përulësia, ose dashuria dhe besimi, mund të bëjnë mrekulli. Dhe gjithçka do të ndodhë në kohën e momentin e duhur.

"Nuk ka asgjë" të madhe "që krijohet papritmas…Një verige rrushi ka nevojë për kohë që të lulëzojë, të japë fryte dhe të… piqet"! 


6. Gjithmonë mendoni dhe "ndihuni" pozitivë.

Mendimi pozitiv është krijim i helenëve të lashtë. Gjithmonë përqendrohuni tek e tashmja dhe arsyet pse jeni të lumtur! Eliminoni njerëzit negativë nga jeta juaj dhe sigurohuni që gjithmonë të jeni të rrethuar nga njerëz me energji pozitive. Dhe siç thonë filozofët e lashtë:

"Mjekësia është e ndërthurur me thelbin e mendjes”. (Hipokrati)

"Lumturia varet nga vetja juaj”. (Aristoteli)


7. Kërkojini përgjigjet brenda vetes tuaj.

Gjithmonë të menduarit dhe introspektimi na ndihmon të gjejmë zgjidhjen e duhur kur ndihemi të ngatërruar.

"Ajo që mund të arrijmë brenda nesh do të ndryshojë realitetin e jashtëm". (Plutarku)

8. Situatat e vështira janë ato që na bëjnë më kurajozë.

"Guximi ynë nuk shihet në marrëdhëniet tona të përditshme të lumtura, por në sfidat e jetës dhe vështirësitë". (Epikuros)


9. Mos i rezistoni fatit tuaj.

"Askush nuk mund t'i shpëtojë fatit të tij”. (Platoni)

"Në secilin prej nesh ekzistojnë tre virtyte: Urtësia, forca dhe fati i mirë”. (Jon Chios)


10. Shihni gabimet tuaja pozitivisht dhe si përvoja që do të lëvizin në drejtim të ëndrrave tuaja.

"Ai që bën më shumë gjëra, bën më shumë gabime”. (Euripidi)



Nga Ngjarje Botërore



Publikim N. Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,446 Lexime
3 vjet më parë