Në klasë

Mësues, jepuni nxënësve mundësi të zgjedhin

Që të jeni të suksesshëm gjithmonë duhet të keni një plan B, të kontrolloni burimet tuaja, përzgjidhni materialet që do të përdorni, përfitoni nga rrjetet sociale dhe jepuni nxënësve mundësi zgjedhjeje.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla praktike për mësuesit të cilat ju ndihmojnë të jeni përdorues të teknologjisë në shkollë dhe të përfitoni më të mirat prej saj. Që të jeni të suksesshëm gjithmonë duhet të keni një plan B, të kontrolloni burimet tuaja, përzgjidhni materialet që do të përdorni, përfitoni nga rrjetet sociale dhe jepuni nxënësve mundësi zgjedhjeje.


Gjithmonë mbani një plan rezervë

Teknologjia nuk funksionon gjithmonë ashtu siç e presim ne. Është mjaft e mërzitshme kur kjo gjë ndodh në jetën tonë të përditshme, por mund të jetë dhe shumë herë më keq nëse ju jeni para një klase me nxënës. Gjithmonë mbani në gatishmëri një plan rezervë për mësimin i cili mund të zhvillohet në mënyrën tradicionale pa teknologji.


Vazhdimisht kontrolloni linqet dhe burimet tuaja

Kur flitet për linqet duhet të jeni të kujdesshëm që t’i kontrolloni paraprakisht. Ndoshta një link i cili në dukje hapet fare lehtë në shtëpinë tuaj mund të jetë i bllokuar në linjën e shkollës. Prandaj kontrollojini dhe nëse hasni problem kontaktoni me specialistët e IT-së së shkollës që ta rregulloni. Nëse nuk rregullohet merrni masa të gjeni një burim tjetër ose të shkarkoni materialin paraprakisht.


Mos e teproni me përdorimin e teknologjisë

Teknologjia në klasë është një gjë e mrekullueshme kur përdoret në një mënyrë kuptimplotë dhe për të angazhuar nxënësit. Por nga ana tjetër e medaljes, mos e përdorni teknologjinë vetëm se mendoni që duhet përdorur. Krijoni mësimin në atë mënyrë që të jetë edukative për nxënësit dhe që të jetë një orë ku të përfshihen të gjithë nxënësit me dëshirë. Përdorimi i teknologjisë pa ndonjë pikësynim të caktuar do ta bëjë orën mësimore shumë të pamenaxhueshme.


Përfitoni nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale mund të ju ndihmojnë që të krijoni rrjetin tuaj profesional me miq dhe kolegë të tjerë të zonës tuaj.


Jepuni nxënësve tuaj një mundësi zgjedhje

Shumë rrallë nxënësve ju jepet mundësia e të folurit në orën e mësimit. Jepuni lirshmëri nxënësve që të krijojnë nëpërmjet teknologjisë atë që mendojnë rreth një teme të caktuar. Do shikoni që nxënësit do sjellin materiale shumë interesante në klasë.


(Portali Shkollor)

1,003 Lexime
2 vjet më parë