Sondazh

Mësuesit dhe prindërit vlerësojnë drejtorin e shkollës

Sondazhet u kërkojnë mësuesve të raportojnë mbi gjërat që ata kanë përjetuar drejtpërdrejt. Pyetjet lidhen me gjashtë standardet e para. Drejtori mund të shtojë dhe pyetje të tjera, nëse e sheh të arsyeshme.

Sondazhet me mësuesit / prindërit


Sondazhet janë mjet i rëndësishëm për mbledhjen e të dhënave nga mësuesit për perceptimet e tyre mbi punën e drejtorit. Një nga përfitimet e sondazheve është se informacioni i mbledhur mund ta ndihmojë drejtorin të përcaktojë qëllimet për përmirësimin e vazhdueshëm - me fjalë të tjera – i sigurojnë drejtorit informacion të drejtpërdrejtë për përmirësimin e punës së tij dhe për zhvillim të mëtejshëm. Sondazhet me personelin mund të përdoren nga vlerësuesit për të siguruar informacionin që nuk mund të merret me saktësi nga llojet e tjera të dokumenteve.


Sondazhet u kërkojnë mësuesve të raportojnë mbi gjërat që ata kanë përjetuar drejtpërdrejt. Pyetjet lidhen me gjashtë standardet e para. Drejtori mund të shtojë dhe pyetje të tjera, nëse e sheh të arsyeshme. Drejtorët mund të konsiderojnë zhvillimin e sondazhit brenda pjesës së parë të vitit shkollor. Përgjigjet e sondazhit drejtorët i administrojnë dhe i përdorin për nevojat e tyre. Megjithatë, ata duhet t’u sigurojnë vlerësuesve përmbledhjen e anketave, si pjesë të dokumentuesit të punës. Formulari përmbledhës i sondazheve gjendet në vijim.


Formulari i sondazhit me mësuesit

Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________

Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.

Çelësi: 


T - Tejkalon pritshmëritë 

P - Plotëson pritshmëritë

N - Nuk i plotëson pritshmëritë 

X - Nuk kam të dhëna


Drejtori … T P N X
1. Komunikon rregullisht me punonjësit.        
2. Viziton klasë tim apo vendin e punës.        
3. Bën rekomandime të dobishme për mua për përmirësimin e performancës.        
4. Zgjidh problemet në mënyrë racionale.        
5. Merr nisma për ndryshimin e arritjeve të nxënësve dhe drejtimin e shkollës.        
6. U përgjigjet kërkesave të mësuesve për materialet dhe pajisjet e nevojshme.        
7. Përfshin mësuesit në vendimmarrje.        
8. Trajton të gjithë mësuesit me drejtësi.        
9. Ndihmon dhe u beson mësuesve.        
10. Minimizon ndërprerjet e orëve të mësimit.        
11. Punon për një shkollë të sigurt dhe efikase.        
12. Ndihmon për të identifikuar dhe marrë pjesë në zhvillimin profesional.        
13. Angazhohet për përmirësimin e mësimit.        
14. Punon për përmirësimin e shkollës nisur nga studimet dhe të risitë        
15. Nxit moralin pozitiv ndërmjet mësuesve.        
16. Ekspozitave energji dhe entuziazëm.        
17. Është profesional në kryerjen e detyrave.        
18. Respektohet nga mësuesit.        


Pikat e forta:_____________

Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:______________

Sondazhi me mësuesit

Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________

Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.

Çelësi: 

4 - Gjithmonë ose thuajse gjithmonë 

3 - Vazhdimisht 

2 - Me raste

1 - Rrallë ose asnjëherë 

JO - Nuk e kam parë


Drejtorit... 4 3 2 1 Jo
1. Fokuson mësuesit në zhvillimin dhe arritjet e nxënësve.          
2. Lehtëson vendimmarrjen në bashkëpunim.          
3. Njeh dhe nxit praktika mësimore të mira që bazohen në kërkim.          
4. Mbështet zhvillimin profesional dhe praktikat mësimore.          
5. Merr pjesë në zhvillimin profesional së bashku me mësuesit.          
6. Nxit pritshmëri të qarta, të përshtatshme, rigoroze, respektin e ndërsjellë, shqetësimin dhe ndjeshmërinë për të tjerët.          
7. Merr vendime përmes bashkëpunimit.          
8. Përfshin studentët, personelin dhe komunitetin e shkollës për të krijuar mjedis të nxëni dhe edukativ pozitiv dhe të sigurt.          
9. I dëgjon dhe u përgjigjet shqetësimeve të personelit.          
10. Njeh kontributet e mësuesve dhe të personelit dhe ofron mundësi për zhvillim profesional.          
11. Zbaton rregullat dhe procedurat për të siguruar mjedis të sigurt dhe të rregullt mësimor - edukativ.          
12. Monitoron dhe mbikëqyr të gjitha programeve mësimore dhe veprimtaritë.          
13. Përfshin personelin dhe palët e interesuara në proceset e ndryshme të planifikimit.          
14. Shpërndan informacion në kohën e duhur.          
15. Siguron transparencë dhe jep llogari përpara nxënësve dhe personelit.          
16. Flet dhe shkruan qartë dhe kuptueshëm.          
17. Shërben si model për vlerat thelbësore që kultivohen në shkollë.          
18. Shfaq sjellje profesionale brenda dhe jashtë shkollës.          
19. Bashkëpunon me mësuesit për të monitoruar përparimin dhe formimin e nxënësve          

 

Pikat e forta: ____________________

Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:_________________

Sondazhi me mësuesit

Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________

Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.

Çelësi: 


4 - Gjithmonë ose thuajse gjithmonë 

3 - Vazhdimisht 

2 - Me raste

1 -Rrallë ose asnjëherë 

JO- Nuk e kam parë


Drejtorit... 4 3 2 1 Jo
1. Demonstron drejtësi në vendimmarrje.          
2. Siguron drejtimin dhe udhëheqjen efektive për shkollën.          
3. Nxit komunikim e hapur dhe të sinqertë dhe respekton mendimet e ndryshme.          
4. Ndihmon dhe / ose fillon përpjekjet për përmirësimin e shkollës.          
5. Merr masat e duhura për të zgjidhur problemet në kohën e duhur.          
6. Komunikon në mënyrë të qartë me shkrim dhe me gojë.          
7. Mirëpret bisedat rreth çështjeve personale dhe profesionale.          
8. Interesohet me sinqeritet për nxënësit, mësuesit dhe personelin.          
9. Mbështet mësuesit dhe marrëdhëniet e tyre me nxënësit / prindërit.          
10. Ka respektin dhe besimin e mësuesve.          
11. Drejton me efektivitet mbledhjet.          
12. Ve veten në dispozicion dhe përgjigjet për çështjet e mësuesve.          
13. Nxit atmosferën pozitive në shkollë.          
14. Demonstron entuziazëm dhe energji.          
15. Ruan qetësinë dhe nuk reagon me forcë, kur është nën presion.          


Pikat e forta: ____________________

Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:_________________

Sondazh me mësuesit

Emri i Drejtorit _________________________ Data _________________

Pjesëmarrës në sondazh:  Mësues  Personel mbështetës

Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni ndershmërisht për çdo kërkesë, për ta ndihmuar drejtorin të përmirësojë performancën e tij. Nëse një kërkesë e shënoni me N, lutemi jepni shpjegim me shkrim. Drejtori do të shënojë rezultatin dhe do ta ndajnë atë me mbikëqyrësit e tij.

Çelësi:

T - Tejkalon pritshmëritë 

P - Plotëson pritshmëritë

N - Nuk i plotëson pritshmëritë 

X - Nuk kam të dhëna


Drejtori... T P N X
1. Interesohet të ndërtojë një shkollë që ofron arsim cilësor.        
2. Komunikon vazhdimisht me punonjësit.        
3. Viziton klasën apo mjedisin tim të punës.        
4. Më bën rekomandime të dobishme për përmirësimin e performancës.        
5. Vlerëson sistematikisht sipas planit.        
6. Gjykon dhe mendon në mënyrë krijuese dhe logjike për zgjidhjen e problemeve.        
7. Fillon ndryshime për të mirën e nxënësve dhe për ecurinë e shkollës.        
8. Baraspeshon veprimtaritë / detyrimet kurrikulare me ato jashtë kurrikulare.        
9. Siguron materiale dhe pajisje të nevojshme.        
10. Përfshin si duhet mësuesit në vendimmarrje.        
11. Trajton të gjithë mësuesit me drejtësi.        
12. Mbështet mësuesit në takime me të tjerët, aq sa lejojnë rrethanat.        
13. I ndërpret orët e mësimit, sa më pak që të jetë e mundur.        
14. Ndihmon në mbikëqyrjen e nxënësve në mjediset e shkollës.        
15. Pyet mësuesit për programe zhvillimi profesional të dobishëm.        
16. Mban sa më pak që të jetë e mundur dokumente.        
17.Informon mësuesit në kohë për urdhrat dhe udhëzimet që vijnë nga organet eprore.        
18. Drejton përmirësimin e mësimit.        
19. Është i informuar për ndryshime dhe tendencat e reja arsimore.        
20. Përfshin mësuesit në zhvillimin e planit tre vjeçar të shkollës.        
21. I kritikon në mënyrë konstruktive dhe veçmas mësuesit.        
22. Ndërton / ruan nivelin e dëshirueshëm të moralit në mesin e mësuesve.        
23. Dëgjon pikëpamjet e prindërve dhe të qytetarëve dhe zbaton rekomandimet, kur është e mundshme.        
24. Shfaq gatishmëri për të ndihmuar.        
25. Respekton mësuesit.        


Pikat e forta: ____________________

Mundësitë për t’u zhvilluar më tej:_________________

Sondazhi me prindërit

Udhëzim: Ju lutemi, përgjigjuni çdo kërkese që ta ndihmoni drejtorin të përmirësojë punën dhe rezultatet e tij.

Çelësi: 

4 - Gjithmonë ose thuajse gjithmonë 

3 - Vazhdimisht 

2 - Me raste

1 - Rrallë ose asnjëherë 

ND – Nuk e di


Drejtori … 4 3 2 1 ND
1. Më bën të ndihem mirë kur e takoj.          
2. Më trajton me mirësjellje dhe respekt.          
3. Trajton nxënësit me mirësjellje dhe respekt.          
4. Trajton problemet dhe shqetësimet në kohën e duhur.          
5. Bashkëpunon për të përmbushur nevojat e fëmijës tim.          
6. Komunikon si duhet me mua në lidhje me përparimin e fëmijës.          
7. Më informon në lidhje me objektivat e shkollës.          
8. Zhvillon në mënyrë profesionale mbledhjet me prindërit.          
9. Krijon mjedis të nxëni të sigurt dhe miqësor.          
10. I njeh mirë nxënësit dhe mësuesit.          
11. Di se për çfarë duhet të mësojnë nxënësit.          
12. Siguron kushte që të nxitin për të mësuar dhe për rezultate të mira.          
13. Përdor procedura të drejta disiplinore.          
14. Përdor me ndershmëri burimet e komunitetit që i vihen në dispozicion.          
15. Është i gatshëm të ndihmojë nxënësit dhe prindërit.          


Komente: ___________________________

(Portali Shkollor)

15,668 Lexime
5 vjet më parë