FUQIA E MËSUESIT

Mësuesit janë agjentët e ndryshimit të tyre

Sfidat ekstreme e largojnë njerëzimin nga zona e rehatisë dhe na detyrojnë të shohim problemet në një mënyrë të re dhe të ndryshme. Gjatë pandemisë, mësuesit dëshmuan se mund të përshtateshin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Portali “Resilient Teacher” publikoi një material në lidhje me përvojën mësimore gjatë pandemisë, si mësuesit e përmbushën rolin e tyre në kushtet e reja dhe cilat pikëpamje apo motive do t'i udhëheqin ata në vjeshtë.


Në kohë krize mund të ndodhin gjëra madhështore...


Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota pa për herë të parë shpikje që e ndryshuan atë plotësisht: kompjuterin e parë, penicilinën për shpëtimin e jetës, gomën sintetike, radarin, dhe madje një rezervuar metalik (një rezervuar për lëngje, kryesisht ujë dhe benzinë).


Sfidat ekstreme e largojnë njerëzimin nga zona e rehatisë dhe na detyrojnë të shohim problemet në një mënyrë të re dhe të ndryshme. Kriza kërkon lëvizje dhe ndryshim. Individi detyrohet të kryejë eksperimente shpejt, detyrohet të provojë diçka të re, të mësojë të përballet me humbje dhe të bëjë gabime sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecë përpara dhe të gjejë një zgjidhje më të mirë. Një krizë gjithashtu mund të shndërrohet në një forcë unifikuese, e cila kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë komunitetit.


Një dëshirë e fortë për të ndihmuar ata që janë përreth dhe për të gjetur zgjidhje të reja për problemet me të cilat përballen është në zemrën e gjithçkaje që bëjnë mësuesit. Nuk është e nevojshme të hedhim një vështrim nga Lufta e Dytë Botërore për të gjetur shembuj të mahnitshëm në të cilat mësuesit demonstrojnë inovacionin dhe rezistencën e tyre. Ata na kanë dëshmuar se janë agjentë të ndryshimit të tyre.


Gjatë pandemisë, mësuesit në mbarë botën, ndihmuan të gjithë nxënësit të përshtateshin me metodën e re të mësimdhënies. Ata duhej të gjenin mënyra për të rindërtuar përvojën e komunikimit ballë për ballë, të festonin momente të ndryshme kyçe të procesit të mësimdhënies dhe të gjenin mënyra të reja për të tërhequr vëmendjen e nxënësve në mjedise të panjohura dhe sfiduese.  


Pandemia ka përshpejtuar përfshirjen e të gjitha burimeve të mundshme të të mësuarit. Ndryshimet ishin sfiduese, rraskapitëse dhe zhgënjyese ndonjëherë. Dhe nuk ka mbaruar ende…


Ju pret një rrugë e gjatë, por ju keni dëshmuar se mund t’ia dilni. Mësuesit janë të adaptueshëm, të prirur për koordinim dhe, mbi të gjitha, rezistent ndaj çdo gjëje që vjen në rrugën e tyre. Prandaj, shfrytëzojeni përvojën e kaluar për të krijuar një ambient komod te mësimdhënies në të ardhmen, qoftë ai edhe virtual. 



Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: resilienteacher.com

https://resilienteducator.com/lifestyle/educators-an-unbroken-spirit/


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 



278 Lexime
1 muaj më parë