Mësuesit nuk janë magjistarë, por arkitektët e të ardhmes.
Mësuesi nuk është magjistar, por arkitekt i së ardhmes. Siç thekson Fiqiri Çifliku, ndryshimi i vërtetë kërkon bashkëpunim: shkollë, familje dhe shtet në një linjë. Vetëm duke ndarë përgjegjësitë, ndërtojmë një brez të shëndoshë dhe një të ardhme më të sigurt.
Shpesh, projektojmë pritshmëri të jashtëzakonshme nga mësuesit. E nisim nga menaxhimi perfekt i klasës deri te transformimi "brenda natës" i nxënësit. Duhet të pranojmë se mësuesi nuk është magjistar, por lehtësues i dijes. Nëse duam ndryshim të vërtetë, nuk duhet të mbajmë shpresë tek ndonjë forcë e mbinatyrshme, por të ndajmë përgjegjësitë në një sistem që duhet të funksionojë në unitet.
Për të ndërtuar atë brezin e shëndoshë, që të gjithë e ëndërrojmë dhe dëshirojmë na duhet një pakt i ri bashkëpunimi.
-Drejtuesit dhe Institucionet duhet të jenë krahu i djathtë i mësuesit, duke ofruar burimet, motivimin dhe mjedisin ku puna profesionale të vlerësohet dhe të mos mbytet nga burokratizimi dhe shkresat me fund e pa fund.
- Edukimi nuk fillon e nuk mbaron te dera e shkollës. Prindërit duhet të jenë bashkudhëtarë aktivë, duke monitoruar progresin dhe duke udhëzuar fëmijët e tyre, pa ia lënë të gjithë barrën vetëm mësuesit.
- Shteti ka detyrën parësore të mbrojë dhe të lartësojë figurën e mësuesit. Nuk mjafton vetëm retorika, por duhen politika që garantojnë siguri, vlerësim ekonomik dhe mbrojtje të autoritetit të tyre. Investimi te mësuesi është, në fakt, sigurimi i të ardhmes sonë.
Kur mësuesi ta ndjejë vërtetë mbështetjen e institucionit, familjes dhe shtetit, ai nuk do të bëj thjesht punën e tij, por do të bëj mrekulli. Transformimi nuk është kurrë një akt i vetmuar, por rezultat i një përpjekjeje kolektive. Është një rrugë që bëhet duke ecur së bashku.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?