Ditari i orës mësimore

"Mësuesja e madhe natyrë", gjuha shqipe II

Ora e mësimit e cila përfshin dy tema është realizuar nga mësuesja Rabie Saliasi, Shkolla: 9-vjeçare “Liri Kazazi”, Lushnje. “Mësuesja e madhe natyrë” është tema e mësimit në lëndën gjuha shqipe, klasa e II.

Planifikimi i orës mësimore

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuhe shqipe

Shkalla: I

Klasa: II


Tema mësimore: 

ora I. Mësuesja e madhe natyrë.

ora II. Mësuesja e madhe natyrë.


Situata e të nxënit: Erdhi pranvera. Mesazhe për Natyrën.


Rezultatet e të nxënit në bazë të kompetencave:

1. Lexon tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit.

2. Dallon personazhet e pjesës duke recituar ndonjë vjershë.

3. Demonstron të kuptuarit përmes pyetjeve-përgjigjeve.


1. Ritregon përmbajtjen e tregimit.

2. Dallon përgjigjet e sakta dhe te gabuara pasi lexon tregimin.

3. Shkruan tregimin në mënyrë të përmbledhur duke u ndihmuar nga pyetjet Fjalet kyc: natyrë, Lulja, dielli, bleta, dallëndyshja, shkrim i përmbledhur.


Burimet: teksti i nxënësit, pamje të natyrës, letër, lapsa me ngjyra.

Lidhja me fushat e tjera: Shoqëria dhe mjedisi.


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Parashikimi me terma paraprake.

Veprimtaria e leximit të drejtuar.

Diskutim, Ritregim, Shkrime në formë mesazhe, Shkrim i drejtuar.


Veprimtaritë e nxënësve

Ora I  - 45’


Parashikimi i njohurive  -  Parashikimi me terma paraprake.

- Ftoj nxënësit për fillimin e orës së mësimit. Njihen me kompetencat e temës. U shpërndaj nxënësve nga një fletë vizatimi dhe ata do të shkruajnë një tregim të shkurtër duke përdorur fjalët diell, dallëndyshe, bletë, vajza, natyra. Nxënësit punojnë dhe këto fjalë do të lexohen në fund të orës duke krahasuar tregimin e tyre me atë të tekstit. Më pas paraqes një pamje të natyrës. Pyes nxënësit ç’kuptojnë me natyre? Ku e kemi mësuar?

Nxënësit mund të recitojnë ndonjë vjershë për natyrën 

- Si i ndajmë stinët?

- Cila stinë  ju pëlqen më shumë?

- Cila stinë po ikën e cila po vjen?

- Pra kush e sjell pranverën?

2. Ndërtimi i njohurive: Veprimtaria e leximit të drejtuar.

Njihen nxënësit me temën e mësimit.

- I ftoj nxënësit të hapin librat e të komentojnë figurën.

- Mësuesja e madhe natyrë. Cili është autori i pjesës?

Naim Frashëri – një nga poetët më të mirë shqiptarë që ka shkruar shumë vjersha, tregime për Shqipërinë, për natyrën shqiptare . Ai ka jetuar shumë kohë më parë.

Më pas i orientoj nxënësit të shohin tregimin të cilin autori e ka ndarë në paragrafë.

= Sa paragrafë janë? Për çdo paragraf ndërtojmë pyetje dhe do t’u përgjigjen.


Paragrafi i parë: Kur u zgjua Lulja? Çfarë pa ajo?

Paragrafi i dytë: Cili doli pas malit ? Çfarë i tha Dielli asaj?

Paragrafi i tretë: Cili kaloi me shpejtësi? Çfarë e pyeti Lulja dallëndyshen? Si u përgjigj ajo?


Paragrafi i katërt: Pse bleta kishte shkuar në kopsht?

Paragrafi i pestë: Për çfarë e falenderoi Lulja Natyrën ?


= Ju pëlqen tregimi? Pa më lexoni tregimin tuaj: Me kë ngjason? Pra krahasoni parashikimet tuaja me tregimin.

= Më pas lexohet nga nxënësi tregimi sipas paragrafëve (1-5)  Cilët janë personazhet e tregimit ?

Lulja, Dielli, Dallëndyshja, Bleta dhe fjalët e autorit.


Përforcimi: Diskutimi 

Pse Lulja e quan Natyrën Mësuese?

Nxënësit japin Mendimet e tyre , të cilat mirëpriten dhe vlerësohen pozitivisht.

Ora II - 45’  – Mësuesja e madhe natyrë 

- Parashikimi   -   Shkrime në formë mesazhesh.

Ftoj nxënësit të japin disa mesazhe.

- Çfarë mesazhe dini për Natyrën ?

=  Natyra është jeta jonë.   

= Ne duhet ta mbrojmë. 

= Mbill sa më shumë lule dhe pemë. 

Pasi nxënësi i shkruan në fletore këto mesazhe ai tregon me gojë kuptimin e këtyre mesazheve.


Ndërtim i njohurive: Ritregim 

Nxënësit do të ritregojnë me fjalët e veta tregimin.

Kalohet te rubrika: Shëno me v përgjigjen e saktë dhe me x përgjigjen e gabuar. Lexohet nga nxënës të ndryshëm.

Kalohet te rubrika.  Lidh me shigjetë dhe krahasohet.

Përforcimi: Shkrim i drejtuar.


Nxënësit do të përmbledhin pjesën me pesë fjali duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna në libër.

- A ju pëlqen të vizatoni? Atëherë a mund të vizatoni sipas dëshirës natyrën e bukur në stinën e pranverës? Apo të vizatoni një bletë, një zog  dallëndyshe, apo edhe Diellin.

- Për 5-minutat e fundit nxënësit, punojnë të lirë të veprojnë me kënaqësi:

- U kënaqet sot me këto dy orë mësimi?


Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për leximin e tregimit, për ndërtim të pyetjeve, për ritregim të përmbajtjes, për mesazhet e dhëna.


Detyrë shtëpie: Shkruaj çfarë pe gjate rrugës për në shtëpi.

Punoi: Rabie Saliasi


Klasa: II 


Shkolla: 9-vjeçare  “Liri Kazazi”, Lushnje

(Portali Shkollor)

5,456 Lexime
6 vjet më parë