Të mësuarit me kompetenca

Metodat e mësimdhënies në letërsi

Më poshtë ju do të shikoni disa nga metodat e mësimdhënies të të mësuarit me kompetenca që përdoren në lëndën e letërsisë. Secila është e shoqëruar me shpjegimin përkatës.

Shembuj metodash të mësuarit me kompetenca në lëndën e Letërsisë, për orët e zbatimit.


Metodat përdoren: 

  • për të ndërtuar strukturat e të menduarit të nxënësve 
  • për të kultivuar qëndrime dhe vlera 

a) Komunikim me gojë

Metoda ndërvepruese

Tërheqja e nxënësve: Nxënësit praktikojnë dhe marrin pjesë aktivisht. 

Pjesëmarrje e gjerë e nxënësve.  


EVOKIMI (diskutim para përmbajtjes) 

1. Cila është tema? 

2. Çfarë dini rreth saj? (radhiti në tabelë); 

3. Çfarë prisni, dëshironi ose keni nevojë të mësoni rreth saj? (radhiti në tabelë). 

4. Çfarë doni të mësoni rreth saj? 

       

a) Komunikimi me shkrim

Aktivitete bashkëpunuese, Metoda: Shkrim i lirë

Përçim njohurish dhe forma “të thella”.

Vëmendje në aftësitë e të menduarit dhe të nxënët.


Të menduarit kritik

Mësimdhënia bashkëkohore e bazuar në filozofinë e zhvillimit të  mendimit kritik bazohet    në Metoda: Kllaster vjen nga fjala Cluster, që do të thotë grumbull. Përdoret për të grupuar ide, mendime, objekte etj. Kllasteri është njëra nga teknikat e mendimit kritik dhe kjo ka kuptimin;


“Pemë e Mendimeve”, që nxitë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur për problemet e caktuara. Ajo kërkon një strukturë të mjaftueshme për të nxitur të menduarit për lidhjet ndërmjet ideve. Kllasteri mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit.


Çfarë mësuat? 

a. Bëjmë pyetje me kundërpërgjigje për të nxjerrë informacionin e përmendur në fazën e evokimit;  Pas përgjigjeve të pyetjeve mund të pyesni: “Pse mendoni kështu?”


Të menduarit krijues 

Metoda: Shprehja e mendimit të lirë, shkrim ese. 

Shkruajmë një fjalë në qendër të copës së letrës; nxënësi shkruan fjalët apo frazat që i vinë në mend rreth temës së zgjedhur. Kur i kujtohen idetë dhe i shkruan ato, shënon dhe lidhjet ndërmjet ideve që i duken të përshtatshme; Shkruani sa më shumë ide që i kujtohet, deri sa koha e lejuar të mbaroj apo të shterrojnë mendimet. 


Të punuarit në grup

Puna me grupe eksperte: krijoj grupe të ndryshme nga fusha e gjuhës, gjeografisë, sociologjisë, artit, caktoj liderët dhe parashtroj punën për secilin grup. Menaxhimi nga nxënësi i informacionit nga burime të tjera: 


Metoda: KUBIMI - si teknikë ndihmon në shqyrtimin e një teme nga këndvështrime të ndryshme. Ai përfshin përdorimin e një kubi me lëvizje të shpejta për të menduarin, të shkruarin në secilën faqe të kubit. Mund të ndërtohet duke mbuluar një kuti të vogël me letër. Në secilën faqe të kubit shkruhen 6 kërkesa të shkurtëra: të përshkruajë, krahasojë, shoqërojë, analizojë, zbatojë, argumentojë (pro ose kundër). Në fillim u paraqes temën. Më pas i udhëzoj nxënësit të mendojnë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve dhe ta përshkruajnë atë: format, shenjat, përmasat, ngjyrat etj. 

Me kë gjason? 

Nga se ndryshon? 

Çfarë iu bën të mendoni? 

Çfarë iu vjen në mendje? 

Si është ndërtuar? 

Nga se përbëhet? 

Ç’mund të bëni me të? 

Si mund të përdoret? 

Marr një qëndrim pro ose kundër etj. Çdo nxënës zgjedh 2-3 faqe të kubit. Më pas shkëmbejnë mendime e lexojnë shkrimet e tyre me shokët e grupi


Përdorimi i TIK 

Metoda: Diagrami i venit. Diagrami i Venit ndërtohet mbi dy ose më shumë rrathë të mbivendosur, me një hapësirë në mes. Ai mund të përdoret për të bërë ndryshimin e ideve dhe tregon të përbashkëtat që ato kanë me njëra – tjetrën. Ky diagram mund të përdoret për të bërë kontrastimin e ideve, duke treguar njëkohësisht të përbashkëtat që ato kanë me njëra tjetrën. Në krahasimin e dy personazheve njëri i romanit e tjetri i filmit (Akili), i kërkoj nxënësve të krijonë një diagram në klasë dhe të ndërtojnë të përbashkëtat dhe ndryshimet.


Përdorimi i matematikës 

Metoda: Mendo/Puno në dyshe/Shkëmbe me të tjerët

Përmes kësaj metode kërkoj që nxënësit për heronjt e Iliadës të përdorin tabela ku të paraqesin cilësitë pozitive dhe cilësitë negative të njërit hero dhe tjetrit. Dhe pastaj ta përcjellin duke e shkëmbyer me të tjerët.


Metoda: Lojë në role, vëzhgon dhe merr pjesë me një element të mundshëm që ai mund ta bëjë duke mos u ndjerë i veçuar nga të tjerët.

të punës me nxënësit me prirje të veçanta: 


Metoda: Të mësuarit me Projekt

Të mësuarit me projekte si metodë mësimore drejtohet nga vetë nxënësi. Metoda përqendrohet në përmbushjen e një detyre, e cila kërkon që nxënësi të përdorë e të zbatojë njohuritë dhe shprehitë e fituara gjatë procesit mësimor në situata të reja ose të ndryshme. Të mësuarit e bazuar në projekt është një model i veprimtarisë mësimore, i cili zhvendoset nga praktikat e mësimdhënies së izoluar brenda klasës e të përqendruara te mësuesi, në veprimtari të të nxënit me në qendër nxënësin.


(E.Ymeraj; Portali Shkollor)

48,117 Lexime
5 vjet më parë