Mimoza Xhindi: "Pema e jetës", një mesazh plot dashuri për shkollën, nxënësit dhe mësuesit

"Pema e jetës" është një përshëndetje plot dashuri për mësuesit, nxënësit dhe shkollën, në ditët e para të vitit të ri shkollor. Një mesazh mirënjohjeje nga një mësuese që, edhe pse larg sistemit arsimor, vijon ta mbajë shkollën në zemër.

M. Xhindi



Pema e jetës

A e gjeni se cila është pema e së vërtetës?
S'është gjëegjëzë, por është pjesë e jetës.
Është tërësisht një pemë e madhe, rëndon.
Është thellësisht me rrënjët në tokën tonë.
Ajo mbin vetëm në këtë tokë e truall të lashtë.
Këtu rritet, gjethon, lulëzon e fruta lëshon.
Ka gjithandej vetëm një trung madhor, ka shumë degë, gjethe e të madhe kurorë.

Nën hijen e saj mbidhet e ardhmja, shpresa,
te ajo lidhen fruta, fara, piqet e ardhmja.
Mbi kurorën e kësaj peme vigane cicërojnë zogjtë e jetës, bilbila e kanarina orkestrojnë.



A nuk është, pra, kjo pemë e madhe e jetës? Është, pra, dija, dituria, shkolla e jetës sonë.


Jam krenare, se dhe unë sot kam mësuar breza e breza nga kurora e pemës së jetës, e familjes tonë.


Ditët e para të një fillimi të ri shkollor 2026-2027 kanë trokitur dhe bashkë me to ka nisur një udhëtim i ri diturie. Sfondi i këtyre ditëve mbushet me zëra, emocione, lule e buzëqeshje që do të gjallërojnë çdo oborr shkollor në të gjithë territorin shqiptar.


Sot, përshëndetja ime shkon me dashuri dhe respekt për të gjithë armatën e palodhur të arsimtarëve- atyre udhërrëfyesve që me përkushtim e pasion mbajnë ndezur dritën e dijes.


Suksese pafund dhe sa më pak sfida për ju! Misioni juaj mbetet sa i bukur, aq edhe fisnik, në çdo hap që hidhni për të ndërtuar të ardhmen.


Një urim plot dritë e gëzim shkon për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Qofshin hapat tuaj të parë fillimi i një rruge të shndritshme dhe u bëfshi krenaria e prindërve tuaj!


Për të gjithë nxënësit në çdo cep të vendit, uroj që ky vit të jetë i mbarë, i mbushur me suksese, arritje dhe gëzime. Qoftë një vit me sa më pak sfida, me më pak vështirësi ndaj metodave të reja e me më shumë harmoni në çdo ambient shkollor.


Edhe pse sot fizikisht nuk jam më pjesë e sistemit arsimor, mendja dhe shpirti im mbeten gjithmonë pranë jush. Puna mund të më çojë diku tjetër, por arsimi, nxënësit dhe kolegët do të jenë e do të mbeten përherë gjysma e zemrës sime.


Në këto ditë të reja shkollore që nisin me dritë...
Rrugët mbushen me gëzim.
Ditët nisin me besim!
Në çdo bankë e në çdo shkollë,
nis një udhë me zemër të plotë.


Për mësuesit, krahë e dritë...
Që ushqejnë diturinë për përditë...
Paçit mbarësi e lartësim!
Në këtë mision me plot përkushtim!


Për vogëlushët që ulen
Lule dijes që aty shpërthen.
Uroj të rriteni shëndetshëm e prindërit të nderoni,
në sytë tuaj të shohin si pranverë!


Sfidat sot le të jenë pak.
Zemra plot e mendja vrap.
Paçi vitin më të mbarë!
Çdo nxënës, mësues e arsimtar!


Edhe pse rruga më çoi tjetërkund...
Dashuria për ju nuk ka fund.
Mendja e shpirti me ju rri...
Jeni gjysma ime, me plot dashuri!



Suksese pafund të gjithëve!

Paçi një vit shkollor sa më të mbarë, të mbarësuar me mbarësi e arritje!

E që do ta ndiej mungesën tuaj në vijim.
Por me zemër e me shpirt jam me ju.
Më mungoni pafund!

Suksese, yjeee!


© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

94 Lexime
1 orë më parë