Letra

“Mjaft më me pizhama, ju lutem një palë xhinse!”

Një drejtoreshë e një shkolle fillore u ka shkruajtur prindërve një letër ku u kërkuar që të ndalojnë së përcjelluri fëmijët e tyre në shkollë të veshur me pizhama dhe shapka!

Kate Chisholm, drejtoreshë në Skerne Park Academy, Darlington, po ju bën thirrje të rriturve të vishen siç duhet në mënyrë që të japi nga një shembull të mire për fëmijët.

Ajo ankohet për këtë “modë” pasi vuri re që numri I prindërve që vinin me pizhama dhe shapka tek porta po rritej.


Ajo shkruan: “Unë kam vënë re që ka një tendencë në rritje tek prindërit të cilët shoqërojnë fëmijët për në shkollë dhe në kthim për shtëpi ndërkohë që mbajnë të veshur pizhama dhe me raste madje edhe shapka. Mund të ju kërkoj ju lutem, kur të shoqëroni fëmijët, të merrni pak kohë që të visheni në mënyrë të përshtatshme me motin”.

Zonja Chisholm thotë që letra e saj nuk ishte një gjykim, por ishte një letër sensibilizuese për të dhënë një shembull të mire për fëmijët.


“Nëse duam të vendosim standarde nuk është kërkesë e madhe që prindërit të lahen dhe të ndërrohen”, thotë ajo.


Është e rëndësishme që prindërit të jenë shembuj për fëmijët dhe ato duhet të mësojnë fëmijët e tyre që nuk duhen të paraqiten në evente me veshje të papërshtatshme”.

Zonja Chisholm thotë që ka pasur një mbështetje të madhe nga prindërit që kanë marrë letrën. Por gjithashtu ka pasur dhe nga ata prindër që nuk e kanë pëlqyer idenë e letrës dhe vazhdojnë të shkojnë në shkollë me fëmijët e tyre të veshur me pizhama dhe shapka.

Nuk mund të detyroj njerëzit që të vishen, por unë do vazhdoj të dërgoj letra me shpresën që ata të vendosin të veshin një palë xhinse”.

(Përshtati: Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

8,843 Lexime
8 vjet më parë