Kontraceptivët dhe shtatzënia

Mjekët, burimi kryesor informacionit për seksin

Është e rëndësishme që, si djemtë, ashtu dhe vajzat, të kenë besim më të madh te mjekët dhe t’i zëvendësojnë miqtë me ta, sepse janë mjekët burimi kryesor i informacionit mbi seksualitetin.

A është e vërtetë se, nëse kryhen marrëdhënie seksuale në këmbë apo gjatë menstruacioneve, nuk ka rrezik për shtatzëni?


Të dyja idetë janë tërësisht të gabuara. Sigurisht që, kur keni ciklin menstrual, mundësitë që të ndodhë fekondimi ulen në mënyrë të konsiderueshme, por kjo s’do të thotë që nuk ekzistojnë. Kjo ndodh sepse, edhe sepse kur janë shumë të rregullta, ka raste që ovulimi ndodh jashtë ciklit. Ka shumë gra, të cilat kanë ovulime të vonuara, që ndodhin përpara fillimi të menstruacionit. 


Duhet të dish gjithashtu, se ngjizja ndodh në gypat e fallopit, jo në vaginë, pra është e mundur që një spermatozoid arrin të fekondojë çdo vezë që gjendet atje, pavarësisht gjakrrjedhjes vaginale. 


Për sa i përket zgjedhjes për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbë si mënyrë kontraceprive, bëhet fjalë për një teori që s’ka asnjë bazë shkencore, sepse pozicionet s’kanë lidhje me mundësinë që ka spermatozoidi për të fekonduar një vezë. 


Gjithashtu, ekziston besimi se gratë që bëjnë dush vaginal të plotë, eliminojnë çdo gjurmë spermatozoidi. As kjo nuk është e vërtetë, sepse, pas ejakulimit, spermatozoidet lëvizin aq shpejt, saqë menjëherë mund të fekondojnë një vezë.


Më shumë informacion...!

Shtimi i gjithë këtyre besimeve i bën të domosdoshme më shumë fushatat e informimit për adoleshentët; është e rëndësishme që, si djemtë, ashtu dhe vajzat, të kenë besim më të madh te mjekët dhe t’i zëvendësojnë miqtë me ta, sepse janë mjekët burimi kryesor i informacionit mbi seksualitetin.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

1,742 Lexime
7 vjet më parë