IZOLIMI

Mjeshtër, si mund të merrem me izolimin?

Problemi yt nuk është izolimi, por frika e takimit me dragonjtë/kuçedrat e tu të brendshëm. Tani ti nuk mund të ikesh me vrap. Shikoji në sy, dëgjoji, dhe do të zbulosh që po të perplasin pas murit. Ata të izoluan pasi duan që të flasin me ty.

Mjeshtër, si mund të merrem me izolimin?

- Pastroni shtëpinë tuaj. Deri në themele. Në çdo cep, duke kujtuar gjërat që kurrë nuk i ke dashur dhe nuk pate guxim dhe durim për t 'i prekur e pastruar. Mbajeni shtëpinë të pastër, dritë. Fshi pluhurin, rrjetat e merimangave, pisllëkun. Edhe më të fshehtin. Shtëpia juaj ju përfaqëson: nëse kujdeseni për të, do të kujdeseni edhe për veten tuaj.


Mjeshtër, por koha është e gjatë! Pasi të jem kujdesur për shtëpinë, si mund të jetoj në izolim?

- Rregulloni ato që mund të rregullohen dhe hiqni ato që nuk ju duhen më. Ndaji faturat, fshini e male-t e panevojshme, vendosini fotot në albume, riparoni mobiljet, kurseni gjithçka që ja vlen të riparohet. Hidhe pjesën tjetër me mirënjohje dhe vetëdije sepse cikli i tyre ka mbaruar. Rregullimi dhe heqja përreth vetes, ju lejon të rregulloni ose të hiqni ato që keni brenda jush (mendje, shpirt).


Mjeshtër, dhe pastaj çfarë? Çfarë mund të bëj me gjithë këtë kohë vetëm/izoluar?

- Mbill fara edhe thjesht në një vazo. Kujdesuni për bimën që mbollet çdo ditë, ujiteni çdo ditë, flisni me të, vendosini një emër, hiqini gjethet e thata dhe barin që mund t’ja bëjnë jetën e vështirë asaj, dhe të pengojnë depërtimin e energjisë jetike. Është një mënyrë për t'u kujdesur për farat tuaja të brendshme, dëshirat, qëllimet, idealet.


Mjeshtër, po sikur të më vizitojë zbrazëtia, frika e sëmundjes dhe vdekjes?

- Fol me ta. Përgatisni edhe për ta një tavolinë, rezervoni një vend për secilen prej frikërave tuaja. Ftojini për një darkë së bashku. Pyeti pse erdhën prej kaq larg në këtë vend. Çfarë mesazhi duan t'ju sjellin? Çfarë duan të të thonë?


Mjeshtër, nuk mendoj se mund ta bëj këtë...

- Problemi yt nuk është izolimi, por frika e takimit me dragonjtë/kuçedrat e tu të brendshëm. Tani ti nuk mund të ikesh me vrap. Shikoji në sy, dëgjoji, dhe do të zbulosh që po të perplasin pas murit. Ata të izoluan pasi duan që të flasin me ty. Si farat që mund të rriten vetëm kur janë vetëm".


Teksti: Zen Toyo

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

132 Lexime
1 muaj më parë