Gjuhë shqipe dhe letërsi

Model mësimi me kompetenca, klasa e XII

Kjo orë mësimi bazuar në kompetenca është planifikuar nga Dr. Ermira Ymeraj. Jemi në klasën e XII, tema e mësimit është “Lajmi”, një orë njohuri teorike dhe një orë ushtrime.

Përgatiti: Dr. Ermira Ymeraj

Shkolla e mesme: “Jordan Misja”, Shkodër

Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi

Tekstet e paracaktuara për t’u dëgjuar

Tema: Lajmet (1 orë – njohuri teorike dhe 1 orë ushtrime)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë i aftë: • Të identifikojë lajmin si lloj i tekstit informues-shpjegues. a. Të dallojë veçoritë e lajmit si një tekst i paracaktuar për t’u dëgjuar; b. të organizojë në tabelat përkatëse elementet kryesore të kronikave të lajmeve; c. të pasurojë fjalorin nëpërmjet teksteve të lajmeve që u përkasin fushave të ndryshme; ç. të dëgjojë lajmet me qëllim identifikimin e fakteve reale nga komentet subjektive; d. të dallojë funksionin kryesor të lajmeve (informues apo bindës); dh.të shkruajë lajme duke u nisur nga elementet e tyre kryesore.


I zëvendësojmë me Kompetenca

Ora e 1: Njohuri teorike

Situata e të nxënit 1: Rëndësia e lajmit dhe roli i tij në jetën e përditshme.

Situata e të nxënit 2: Vlerësojmë njeri-tjetrin mbi lajmet e formuluara nga vetë ato.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe: 

1. Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh tre tekste të parashikuara (lajme) për të dëgjuar. Prezanton 3 lloje lajmesh ku ka identifikuar fakte reale dhe komente subjektive. Klasifikon lajmet sipas funksionit informues apo bindës.

Kompetenca e komunikimit: nxënësi diskuton për elementet kryesorë të kronikës së lajmeve ( ajo që ka parë e dëgjuar vetë).

Kompetenca e të nxënit: lexon një lajm në gazetë dhe shkruan vetë një lajm.

Kompetenca përsonale: analizon përparësitë e lajmit që ka shkruar dhe dobësitë e tij.

Kompetenca qytetare: dsikuton me të tjerët për llojet e lajmit që dëgjon çdo ditë dhe paraqet interest e tij për llojet e lajmeve më të lexuara nga vetë ai duke arsyetuar pse.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës: 

Strategjitë e të lexuarit: krijon vetë një lajm, mban shënime, hulumton mbi lajmet që kanë shkruar nxënësit e tjerë. Përdorin organizues grafik duke seleksionuar lajmet më interesante e titujt më tërheqës. 

Zbulon mesazhe. Bashkëpunon në grup për të hartuar ata vetë një strukturë me lajme dhe tituj në fusha të ndryshme të jetës.

Materialet dhe mjetet mësimore: Teksti “Gjuha shqipe dhe letërsia 12” lloje të ndryshme lajmesh, shkumësa me ngjyra, tabela.

I zëvendësojmë me burimet: libri i nxënësit, interneti, lexues lajmesh.

Konceptet kryesore: tekste të parashikuara për t’u dëgjuar, lajme, tituj lajmesh, terminologji specifike, burim informacini. 

I zëvendësojmë me: 

Fjalë kyçe: tekst informues, lajm, kronikë. dëgjim.

Shtojmë: 1. Lidhja me fushat e tjera ose me tema ndërkurrikulare: histori, qytetari, ekonomi, filozofi, TIK.

Struktura mësimore:


ParashikimiNdërtimi i njohurivePërforcimi
Organizues grafik / stuhi mendimesh 
Nxitja e diskutimit 
Punë me klasën
DDM 
Të nxënit në bashkëpunim Punë në dyshe
Rishikim në dyshe 
Ndërtim i shprehive studimore 
Pune individuale


e zëvendësojmë me:  

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Organizues grafik/stuhi mendimesh, DDM, Të nxënit në bashkëpunim, Punë në dyshe, Rishikim në dyshe, Pune individuale, Nxitja e diskutimit.


Zhvillimi i orës së mësimit:

Tema Lajmet ka si qëllim të zgjerojë më tej njohuritë e nxënësve me lloje të tjera të teksteve të paracaktuara për t’u dëgjuar. 


Hapi i parë: Parashikimi (e nisi me situatën e parë të të nxënit: roli i lajmit në jetën e përditshme):  PTP (parashikim me terma paraprakë) dhe Stuhi meendimesh i pyes nxënësit: 

Ç’është lajmi? 

1. 

2.

3.

4.

5.

Kërkojmë në fjalor shpjegimin e fjalës lajm dhe përzgjedhim me nxënësit çfarë duhet për lajmin. 

Fjalor: LAJM m. sh. 1. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re ose për diçka që ai nuk e di. 2. kryes. sh. Njoftime për ngjarje të rëndësishme të ditës, që japin agjencitë telegrafike, gazetat dhe radioja e televizioni.

Të gjithë mendimet e nxënësit i vendosim në një organizues grafik: mbledhim  informacionin që nxënësit njohin. Nxënësit tregojnë se çfarë i tërheq ata nga lajmet që dëgjojnë, a e kanë të thjeshtë të dallojnë pjesët e rëndësishme të lajmit.

Më shumë ndalemi te: a. qëllimin e lajmit; b. faktet që sillen; c. Vendin që zënë opinionet në lajmet etj.


Mendimet e nxënësveSi duhet
  
  


Lexojmë dy lajme të fundit: (kompetenca e mendimit): fakte reale dhe komente subjektive


Aksidenti shuan familjen, vdes babai me tre fëmijët:


Ermal Meta shkon në: C’e posta per te…bën të qajë…

Pyesim / Përgjigjemi (kompetenca e komunikimit dhe leximit) diskuton elementet e komunikimit të lajmit, lexon një lajm.

- A është qëllimi i lajmeve vetëm të informojë? - Po, sepse nëpërmjet lajmit ne marrim informacion se çfarë ndodh rreth nesh.

- Jo, sepse shpesh me anë të lajmit parandalohen dukuri të ndryshme të shoqërisë, ndërgjegjësohet opinioni etj.

- Si mund të dallojmë qëllimin e lajmit, faktet nga opinionet e folësit? Nxënësi shprehet duke u nisur nga lajmi që lexon.

Ndërtimi i njohurive: DDM.

Ndaj klasën në grupe:



DiDua të diMësova
Grupi I plotëson pjesën e parë të tabelësGrupi II shtron çështje të cilat nuk janë të qarta rreth lajmeve dhe mënyrës si ndërtohen ato.Grupi III lexon tekstin dhe demonstron duke plotësuar pjesën e tretë të tabelës.


1. Lajmet përdoren për të informuar:

Pyes nxënësit: (kompetencat personale)

1. Çfarë cilësish duhet të gëzojë një lajm që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit? Nxënësi zbulon: Lajmet hapen me titujt kryesorë, që i informojnë dëgjuesit për ngjarjet kryesore të cilat do të trajtohen në lajme.

2. Cilat janë pjesët e tij? Janë të llojeve të ndryshme përbërëse? Nxënësi zbulon: Titulli, përmbajtja, burimi I informacionit. Lajmet, ngjarje kryesore i shpejtë, informacion hapen me titujt kryesorë, i drejtpërdrejtë.

Ku përdoret lajm? nxënësi zbulon: Përdoren në median e shkruar dhe atë vizive

Në cilën pjesë të lajmit jepet burimi i informacionit? Nxënësi zbulon: Fjalia e dytë e një lajmi jep burimin e informacionit.

A duhet të jetë një titulli i një lajmi i gjatë? nxënësi zbulon se: Titujt kryesorë të lajmeve duhet të jenë të shkurtër, në mënyrë që dëgjuesit ta kuptojnë menjëherë lajmin, që pas dëgjimit të parë. Na informojnë mbi atë që ndodh rreth nesh

A duhet të shoqërohen lajmet gjithmonë me tituj? nxënësi zbulon se: Po Titujt e ndihmojnë dëgjuesin që të përzgjedhë informacionin dhe të dëgjojë ato lajme që i tërheqin vëmendjen, Kanë qëllime të ndryshme

Punë në grupe: Ndaj nxënësit në grupe eksperte: (realizoj: rezultatet e të nxënit: nxënësi krijon vetë një lajm) paraprakisht ju jap fjalët kyçe për të krijuar vetë ato lajmin: Vendet ku ndodhin, ngjarjet , Protagonistët, Koha kur ka ndodhur, ngjarja, Kush/çfarë? (protagonist i ngjarjes), Kur?, (moment kur ndodh fakti) Ku? (vendi ku ndodh), Pse? (shkaqet), Si? (mënyra si ka ndodhur).

Shkodër më, _________


2. Ora e II: 45 min: Ushtrime 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: dëgjim, mendim i drejtuar, punë në grupe eksperte.

Demonstrimi i rezultateve të arritura: Në këtë fazë të orës mësimore nxënësit janë të lirë të japin gjykimet e tyre lidhur me punët në grup, duke paraqitur pikat e tyre të forta dhe pikat e dobëta, madje edhe duke dhënë këshilla dhe sugjerime për punë edhe më cilësore në vazhdimësi. (Kjo fazë e vlerësimit nxënës-nxënës zgjat 25 minuta).

Nxënësit që në orën e parë janë ndarë në 4 grupe ekspertësh. Secili grup bën vlerësimin e secilit prej komponentëve. Ndërkohë që grupi i katërt, është grupi i vlerësimit të punimit të lajmit më të mirë  që është caktuar që më parë.

Grupet e ekspertëve gjatë demonstrimit të punimit të lajmit marrin shënime të hollësishme. Ata bëjnë vlerësimin për secilin nxënës sipas komponentit që duhet të vlerësojnë. 

Grupi i ekspertëve të punimit të lajmit kanë një tabelë përpara dhe lexojnë e shqyrtojnë lajmin. Të dallojnë faktin nga opinioni, i cili nuk duhet të jetë pjesë e lajmit.


Në 10 minuta punojmë ushtrimet e librit:

Ushtrimi 2. Lexoni lajmet e mëposhtme dhe plotësoni tabelën sipas kërkesave të dhëna. Funksioni: informues, sensibilizues, Vendi: Moskë, Koha: kohët e fundit, Ngjarja: një virus i ri kompjuterik mund të zbrazë llogaritë bankare

Ushtrimi 3: Funksioni: informues,Vendi: rajonet veriore të Kilit, Koha: shkurt 2011, Ngjarja: tërmet i fuqishëm, Të dhënat: Lëkundje të forta të tokës me magnitudë 6.3, epiqendra e tij 60 kilometra në lindje të qytetit të Aricas në një thellësi prej 120 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë edhe në disa rajone të Bolivisë dhe Perusë, nuk ka të dhëna për viktima,

Ushtrimi 4. Funksioni: informimi, ndërgjegjësimi, Paralajmërimi: Jemen, presidenti refuzon largimin ... Qëllimi i paralajmërimit: Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka kërkuar amerikanëve që të evitojnë, udhëtimet në Jemen dhe i ka ftuar ata që ndodhen në këtë vend që të largohen sa më parë...

Ushtrimi 5. Funksioni: informimi, ndërgjegjësimi ,Paralajmërimi: në rast dyshimi të prekjes nga virusi, drejtohuni mjekut Qëllimi i paralajmërimit: dhënia e ndihmës së shpejtë për të infektuarit nga gripi i derrit dhe qetësimi i qytetarëve Pas praktikimit të këtyre aspekteve, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve që me anë të tabelës së mëposhtme të përcaktojnë një sërë elementësh të lajmeve të dëgjuara në shtëpi.

Përforcim: 5 min. Të nxënit në bashkëpunim, nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin.


Vlerësimi

Për të realizuar këtë fazë të procesit mësimor, kam përgatitur që në fillim një tabelë vlerësimi.


lajmi
    

 

Emri e mbiemri _________________________

Klasa ________________________

Nota e përshkruar me fjalë________________

Duhet të përmirësojë:____________________________________________

Ka progres: _________________________________________________


Nxënësit do të vlerësohen për:

• punën individuale (vlerësim sipas kritereve të vendosura për çdo komponent të orës së mësimit)

• punën e grupit 

• për pjesëmarrjen në diskutime në grup dhe në klasë

• për fjalorin e përdorur gjatë diskutimit

• për realizimin e hapave të procesit të të shkrimit  të lajmit. 

Detyrë shtëpie: a) Dëgjoni lajmet në TV dhe më pas plotësoni tabelën e vlerësimit të lajmeve.


Lajmet ishinshumë, seriozepak të gjatafare monotone  objektivetendenciozesipërfaqësore
Lajmet u dhanë në një gjuhëtë qartë dhe të kuptueshmetë vështirë dhe kompleksefraza të gjataleksik i specializuar  

 


(Portali Shkollor)

11,896 Lexime
8 vjet më parë