Portofoli

Modele detyrash për portofolin, klasa e parë

Mësuesja e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare “Jani Baklalli” Marjola Lëngu ka përgatitur modele detyrash që mund të vendosen në portofolin e nxënësve të klasës së parë.

Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca. Kurrikula e re kërkon një sërë dokumentesh mbështetëse për zhvillimin dhe demonstrimin e të nxënit. Në këtë kontekst, portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit. Ky proces realizohet si nga mësuesi (nëpërmjet “Portofolit të mësuesit”) ashtu dhe nga nxënësi (nëpërmjet “Portofolit të nxënësit”).


Referuar qasjes së re kurrikulare portofoli i të nxënit merr një vend të posaçëm pasi:

• mbështet zbatimin e kurrikulës të bazuar në kompetenca;

• krijon qëndrueshmëri në procesin e realizimit të saj;

• ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në garantimin e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe

• të arritjes së të nxënit.


Në këtë kontekst, ka vend përkujdesja për të unifikuar kuptimin mbi mënyrën se si do të menaxhohet ky proces dhe produkt nga mësuesi. 

(Portali Shkollor)

39,117 Lexime
6 vjet më parë