MOS E BËJ

"Mos", një nga fjalët më të shpeshta në fjalorin e prindërve

Fjala “Mos” është një nga fjalët më të përdorura të prindërve shqiptarë. Është një nga ato fjalë që dëgjohet shpesh. Prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të ndalojnë së foluri, ndalojnë së ecuri, ndalojnë së lozuri.“Mos! Mos! Mos!"

Sa shpesh u themi fëmijëve, mos të kryejnë një veprim! Fjala “Mos” është një nga fjalët më të përdorura të prindërve shqiptarë. Është një nga ato fjalë që dëgjohet shpesh dhe zor se e nxjerrin nga përdorimi. Prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të ndalojnë së foluri, ndalojnë së ecuri, ndalojnë së lozuri.“Mos! Mos! Mos!"


Por, nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale ankohen se fëmija tyre nuk vrapon mjaftueshëm, bën një jetë sedentare, nuk lëviz sa duhet dhe se obezitetit nuk ka ç’ti bëjë. Harrojnë se të pasurit një jetë aktivë qysh në moshë të vogël krijon bazën e të mësuarit, menduarit, kreativitetit dhe nxit funksionet e tjera mendore.


Trupi dhe mendja nënkuptojnë unitet dhe këto procese që ndodhin në sistemin nervor qendror, në tru, përfshijnë tërë trupin. Truri zhvillohet në bashkëveprim me botën rreth nesh. Ndërveprimi nënkupton stimujt ndijor të llojeve të ndryshme, dhe një stimujt më të rëndësishëm është lëvizja, pra aktiviteti fizik.


Përmes informacionit që ne marrim nga mjedisi truri ingranon një sërë imazhesh. Shqisat zakonisht i referohemi të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, prekjes, shijimit.  Kështu, përmes stimulimit të hedhjes, lëkundjes apo lëvizjeve të tjera gjatë fëmijërisë së hershme, truri zhvillon kapacitetet bazë për të gjitha format e të mësuarit.


Lëvizja është e lidhur ngushtë me zhvillimin neurologjik në tërësi. Lëvizjet e harmonizuara dhe të balancuara stimulojnë formimin e substancave në tru që stimulojnë rritjen e qelizave nervore, pra shtohet numri i qelizave të reja.


Ndaj, kur të ndaloni fëmijën tuaj dhe t’i thoni “Mos”, mendoni së pari për të gjithë fuqinë e stimujve që ai do të fitojë dhe që më tej do të kontribuojë në zhvillimin e tij neurologjik. 


Madje, ju prindër, duhet të jeni nxitës dhe t’i përfshini ata në sa më shumë aktivitete të tilla. Përpiquni të eleminoni sa më shumë shprehjen "Mos e bëj".


(P.Shtini; Portali Shkollor)

2,535 Lexime
4 vjet më parë