MOTIVIMI TE NXËNËSIT

Motivimi gjatё tё nxёnit

Komponentёt motivacionalë janё tё pranishёm gjatё gjithё zhvillimit tё qёnies njerёzore. Pёrmes tyre kuptohet qartё roli dhe forca “magjike” e fjalёve e shprehjeve tё tilla si: tё lumtё dora, bravo, mё kёnaqe etj.

Komponentёt motivacionalë janё tё pranishёm gjatё gjithё zhvillimit tё  qёnies njerёzore. Kjo vihet re edhe gjatё tё mёsuarit dhe tё nxёnit pёrmes veprimtarive mёsimore si dhe gjatё edukimit nё pёrgjithёsi. Pёr tё qёnё sa mё tё suksesshёm nё punёn e tonё si dhe pёr tё rritur rendimentin dhe cilёsinё e pёrvetёsimit tё programeve mёsimore,veҫ tё tjerash.mёsuesve u duhet tё motivojnё vazhdimisht nxёnёsit gjatё tё nxёnit,nё mёnyrё qё tek ata tё nguliten shprehi tё domosdoshme pёr punё, t’i aftёsojnё pёr tё qenё tё suksesshёm nё jetё. 


Disa elementё motivues tё cilёt vihen nё dukje nga mёsuesit apo edukatorёt gjatё tё nxёnit janё: interesat dhe interesimet, qёndrimet ndaj dijes dhe ndaj lёndёve, qёndrimet ndaj mёsuesve, edukatorёve apo prindёrve, qёndrimet ndaj ambjenteve shkollore, pёrpjekjet pёr arritje, aftёsia e tё ushtruarit tё dijeve, kёnaqёsia qё provohet gjatё tё nxёnit etj.                                 

 

Krahas kёtyre kemi edhe disa elementё tё tjerё modifikues qё i pёrforcojnё proceset motivacionale si: niveli i kёrkesave tё mёsuesit dhe prindёrit, pritshmёritё, konkurenca, vlerёsimi me notё, shpёrblimet dhёnia e medaljeve, lavdёrimet dhe ndёshkimet, relacionet, mёnyra e komunikimit etj. Nё qoftё se nuk arrihen rezultatet e dёshiruara gjatё tё nxёnit nё veprimtaritё mёsimore, atёherё kemi tё bёjmё me defiçite motivacionale tek nxёnёsit apo studentёt, dmth, tek ata nuk kanё lindur ende interesa tё qёndrueshme.                                                                                                                


Nё veprimtaritё shkollore gjatё tё nxёnit,shprehen natyrshёm tё dyja pamjet e motivimit,tё cilat duhen tё njihen,tё kuptohen dhe tё alternohen drejt e me mjeshtёri  nga mёsuesi. Nga njёra anё, gjatё punёs sё pёrditshme nxёnёsi apo student, janё tё motivuar sё brendshmi sepse ata janё tё orientuar nga e ardhmja e tyre. Nё kёtё mёnyrё, gjatё tё nxёnit, pёr tё arritur synimet e largёta apo tё afёrta, kombinohen qёllimet e brendshme me ato tё jashtme. 


Pёrmes pjesёmarrjes nё veprimtaritё mёsimore dhe motivimit tё vazhdueshёm, çdo nxёnёs mё nё fund do tё arrijё tё kuptojё se shkollimi nuk ёshtё njё final nё vetvete. Tё mёsuarit dhe arritja e notave tё mira nё mёsime ёshtё kёnaqёsi, por gjithashtu, kёto janё tё rёndёsishme pёr arritje tё mёvonshme, pёr karrierёn e ardhshme profesionale, pёr tё arritur njё status social sa mё tё lartё. Pra, detyra e tё mёsuarit, qёllimet dhe pritshmёritё nuk i pёrkasin tё njёjtёs kategori motivacionale, por janё tё lidhura fort ndaj njёra-tjetrёs.


Nё rrugёn e tij gjatё tё nxёnit, çdo nxёnёs ёshtё i motivuar pёr tё qёnё i suksesshёm, jo vetёm sepse kjo i jep vetes kёnaqёsi tё brendshme, por sepse krijon edhe njё mundёsi pёr t’u pёrpjekur pёr sukses tё mёtejshёm, pёr tё provuar pёrsёri kёnaqёsi tё tjera. 


Sa mё i lartё tё jetё instrumentalizmi i suksesit tё pjesshёm, ndikimi i tij pёr sukses tё mёvonshёm,aq mё i madh ёshtё motivimi, aq mё tepёr forca,energji dhe pёrpjekje  pёrkushton individi nё veprimtari. Nxёnёsit marrin pjesё nё aktivitet mёsimor,qёllimi i tyre ёshtё tё rrisin njohuritё e tyre, kompetencat,tё kuptojnё mё mirё,tё diplomohen etj. Nё detyra tё tilla ata nuk duhet tё dёshtojnё, por vetёm tё synojnё tё pёrparojnё. 


Ky lloj orientimi drejt sё ardhmes korrespodon nё motivimin e brendshёm,qё fillimisht buron nga kurioziteti,ndёrsa mё tej lidhet me nevojёn pёr dijen dhe informacion,me nevojёn pёr aftёsi dhe kompetenca nё zgjidhjen e detyrave shkollore. Nxёnёsit gjatё zgjidhjes sё detyrave shkollore, shpesh duan t’i tregojnё vetes dhe tё tjerёve se sa tё aftё janё. Nёse nuk i pёrkasin kategorisё sё nxёnёsve mё tё mirё tё klasёs, qёllimi i tyre do tё jetё qё tё parandalojnё njё pёrceptim paaftësie qё mund t’u bёhet nga tё tjerёt. Kjo ndodh sepse kombinimi pёrpjekjeve tё mёdha, me rezultate tё ulёta mund tё çojё me idenё e aftёsive tё ulёta. Pra arritja e qёllimeve mund tё bazohet nё nevojёn e brendёshme pёr arritje, ose me frikёn pёr dёshtim. Por nxёnёsit mund tё kenё edhe shume arsye tё tjera te jashtme pёr t’u pёrpjekur pёr sukses dhe pёr tё parandaluar dёshtimin nё arritje,pёr plotёsimin e detyrave shkollore.


Tjetёr element motivues pёr tё stimuluar ёshtё edhe fjala,e cila nuk pёrdoret vetёm si mjet komunikimi, por edhe mё tej. Fjala e mirё ka efekte tepёr pozitive nё motivacionet e tё tjerёve. Duke e pёrdorur fjalёn si nxitёs pёr veprim,praktika e punёs nё shkolla tregon se mjaft mёsues nё komunikimin e tyre me nxёnёsit,u kushtojnё tepёr rёndёsi fjalёve e shprehjeve, pёrzgjedhjes sё tyre me qёllim pёr tё arritur ndikimin nё motivacionet e brendshme tё nxёnёsve. Pёrmes tyre kuptohet qartё roli dhe forca “magjike” e fjalёve e shprehjeve tё tilla si: tё lumtё dora, bravo, mё kёnaqe etj. 



(Msc. Hamit HOXHA, Shkolla Hafiz Ibrahim Dalliu, Tiranë)

2,576 Lexime
4 vjet më parë