Letra domethënëse

“Ndihmojini nxënësit dhe studentët tuaj të bëhen humanë”

Ky mbase është mesazhi më kuptimplotë që i është drejtuar ndonjëherë mësuesve në historinë e njerëzimit. Ju ftojmë të lexoni më poshtë letrën e plotë dhe pse jo te gjithë të reflektojmë prej saj.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në një kamp përqendrimi, u gjet një letër drejtuar mësuesve:


“Të dashur mësues e profesorë, 

jam një i mbijetuar i një kampi përqendrimi. Sytë e mi kanë parë tmerre që asnjë njeri nuk duhet t'i shohë.

Dhoma gazi të ndërtuara nga inxhinierë të kualifikuar. Fëmijë të helmuar nga mjekë të kualifikuar. Të porsalindur të vrarë nga infermiere të kualifikuara. Gra e fëmijë të vrarë e djegur nga njerëz të diplomuar.

Prandaj, kam dyshime të forta për sa i përket arsimimit.

Kërkesa ime është kjo: Ndihmojini nxënësit dhe studentët tuaj të bëhen humanë.

Puna juaj nuk duhet të prodhojë përbindësha të stërvitur apo ekspertë psikopatë.

Të lexuarit, të shkruarit dhe njohuritë matematikore do të jenë të vlefshme vetëm nëse i bëjnë bijtë tanë më humanë”. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,991 Lexime
2 vjet më parë