Të lumtur në shkollë

Ndihuni mësues të lumtur me vetëm disa këshilla

Covid-19 ka ndikuar e ka lënë pasojat e tij në jetën personale dhe sociale për të gjithë ne. Mësimdhënia efektive në kushtet e reja psiko-sociale është një sfidë e re për mësuesin. Ndaj për të qenë një mësues i lumtur në këto kohë të vështira, artikulli i mëposhtëm do t'ju vijë në ndihmë me disa këshilla.

Ka gjëra më stresuese për ju mësuesit sesa fillimi i një viti të ri shkollor. Në momentin që ju keni pak kohë pushimi, mund të filloni të mendoni për taktikat që do t'ju mbajnë nën kontroll nivelin e stresit për vitin e ardhshëm. Për fat të mirë, ka disa gjëra që ju mund të bëni për t'u ndier më pak të stresuar. Marrja pak kohë për veten tuaj, duke mos e krahasuar veten me të tjerët do t'ju bëjë ju një mësues më pak të stresuar. Më poshtë do të gjeni disa mënyra që ju mund t'i përdorini për t'u ndier një mësues më pak i stresuar.


1. Mos e krahasoni veten me kolegët tuaj

Ky është një hap i parë i vështirë, por i rëndësishëm. Nëse jeni miq me shumë kolegë tuaj, është e vështirë të mos e krahasoni veten me ta kur jeni duke parë postet që ata hedhin nëpër media sociale dhe mendoni se sa perfekte është jeta e tyre. Shpesh mund të pyesni veten se si disa mësues jo vetëm që kanë familje aq të lumtura , por gjithashtu kanë kohë për të postuar dhe video të realizuar nga orët mësimore të tyre, që duken aq të realizuara. Ajo që duhet të bëni është të punoni më veten tuaj, dhe të keni një vetëbesim të lartë, për të qenë një mësues i lumtur. Ti kujtoni vetes se po bëni më të mirën, e cila do të jetë e mjaftueshme për ju që të ndiheni të lumtur.


2. Gjeni kohë për veten tuaj

Si mësues, që jeni shumë prej jush e kanë të vështirë të marrin kohë për veten, sepse jeni kaq të zënë duke u kujdesur për të tjerët. Shumë nga koha juaj e lirë zakonisht kalon duke menduar ose planifikuar atë që do të bëni në klasë, dhe jeta juaj personale neglizhohet. Ndaj për të qenë një mësues i lumtur ju duhet të gjeni kohë për veten tuaj. Sigurohuni që keni bërë diçka për veten tuaj të paktën një herë në javë. Merruni me aktivitete sportive, si p.sh joga, futboll, etj.


3. Ulni pritshmërinë tuaja

Nëse mësimi do të dështonte, ju do të shqetësoheshit shumë për veten tuaj. Ju nuk duhet të merreni me veten tuaj kur gjërat nuk shkojnë siç duhen. Në vend të kësaj, kur mësimi dështon, ju duhet ta mendoni si një mundësi për të mësuar nga gabimi juaj. Largohuni nga ideja se çdo orë mësimi duhej të jetë model dhe nëse gjërat nuk shkojnë siç ju i planifikoni, atëherë mësoni prej tyre.


4. Falsifikojeni derisa ta bëni

Ju ndoshta keni dëgjuar për moton "Fake it derisa ta bëni". Kjo do të thotë që ju duhet të falsifikoni ndjenjën e lumturisë derisa të filloni të ndiheni vërtet të lumtur. Sa herë që ndiheni të palumtur ose me humor të keq, kujtoni këtë moto dhe përpiquni të buzëqeshni. Sa më shumë që të shtyni veten për t'u ndier të lumtur, aq më të lumtur do filloni të ndjeheni. 


5. Mos vishni rroba për t'u bërë përshtypje të tjerëve

Sa herë që ndiheni të mërzitur, sigurohuni të vishni veshjen tuaj të preferuar në shkollë. Veshja gjithmonë të bën të ndihesh më mirë. Mësuesit duhet të jenë në këmbë gjatë gjithë ditës, që zakonisht do të thotë rehatia mbi modën. Sidoqoftë, kur keni veshur veshjen tuaj të preferuar, keni më besim te vetja, gjë që do t'ju bëjë ju të ndiheni bën të lumtur. Në mënyrë që të arrini lumturinë si mësues, ndaloni së krahasuari veten me të tjerët, merrni pak kohë për veten tuaj dhe bëni gjërat që doni. Gjeni diçka të vogël që mund të filloni ta bëni për veten tuaj çdo javë dhe së shpejti do të jeni një mësues më i lumtur.



Përktheu: Marina Kërçeli

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,900 Lexime
3 vjet më parë