Ndikimet negative të medias në shoqëri dhe veçanërisht te të rinjtë, nga Adelina Pjetra
Dhuna, terrorizmi dhe krimet janë rritur. Roli i medias është shumë i rëndësishëm në botën moderne. Ky është një burim i cili lidhet drejtpërdrejt me vlerat morale të shoqërisë.
Media është një rrugë komunikimi në botën moderne. Media është e ndarë në: elektronike dhe e printuar. Gazetat, revistat dhe editoriale të ndryshme javore, etj, përfshihen në median e printuar, ndërsa TV, Radio, Interneti etj, përfshihen në median elektronike. Media është një instrument i fuqishëm që ka ndikime pozitive dhe negative në shoqëri.
Studentët, djemtë dhe vajzat e reja, e humbin kohën e tyre të çmuar në shfletimin e faqeve në internet dhe në atë të rrjetit kabllor. Pamjet joshëse, materialet seksuale, bisedat e argëtimit seksual në internet ndikojnë drejtpërdrejtë në aftësitë krijuese të brezit të ri. Ky lloj argëtimi shkatërron vlerat morale dhe për shkak të këtyre krimet seksuale janë rritur.
Kanalet e filmave në transmetimet satelitore dhe kanalet e rrjetit kabllor televiziv ofrojnë filma dhe drama, me plot shkëlqim, modë dhe seks, të cilat motivojnë skena që shkaktojnë dëme për një jetë paqësore. Në filma, skenat që përmbajnë dhunë prodhojnë efekte të mëdha negative për të rinjtë. Ata gjithashtu përpiqen të reagojnë në mënyrë të ngjashme me atë që kanë parë në filma. Dhuna, terrorizmi dhe krimet janë rritur. Roli i medias është shumë i rëndësishëm në botën moderne. Ky është një burim i cili lidhet drejtpërdrejt me vlerat morale të shoqërisë. Mediat, të cilat e kanë një pushtet të tillë, duhet të përpiqen të transmetojnë programe të tilla, të cilat mund të krijojnë vlerat morale në shoqëri.
Nga Adelina Pjetra
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Degët më të mira për të studiuar në Shqipëri, që ju garantojnë punësimin
Këshilla për mësuesit e rinj, nga mësuesit me përvojë