"Tri lëndë në gjashtë orë"

“Në bregun e pulëbardhave”, gjuha shqipe IV

“Në bregun e pulëbardhave”, të lexojmë, të shkruajmë, plani i veprimtarisë… gjithçka është planifikuar nga mësuesi Neritan Durro. Temat e mësimit janë shkëputur nga libri gjuha shqipe, klasa e IV.

Model 

Plan – ditor        

Lënda: Gjuhë Shqipe

Klasa: IV

Mësues: Neritan Durro  

Shkolla 9-vjeçare, “Martin Camaj”, Shkodër

Tema1: Të lexojmë, “Në bregun e pulëbardhave”

Tema 2: Të shkruajmë, “Plani i veprimtarisë”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin në role. 

• Të punojë fjalorin me grafikun organizues të fjalorit.

• Të dallojë strukturën e tekstit: hyrja, zhvillimi dhe mbyllja. 

• Të dallojë llojin e tekstit duke u bazuar në elementet e tij. 

• Të ritregojë përmbajtjen sipas pikave të planit të dhëna. 

• Të hartojë në grup një plan veprimtarie sipas modelit të dhënë. 

Koha: 90 minuta

Mjetet: Teksti, pamje nga bota ujore, enciklopedia për fëmijë, atlase të botës ujore, fletore shkrimi

Fjalë kyç: Bregu i pulëbardhave, liman, pendët e notimit, fyza e frymëmarrjes, kep, algë, guaskë, iriqë, gjah, veprimtari, ritregim, pika plani, plan veprimtarie, udhëheqës, pajime, qëllim, mënyrë, realizim. 

Aftësitë: Të lexuarit, të diskutuarit, të shkruarit, të vëzhguarit.


Metodologjia:

Parashikimi Stuhi mendimesh 10’

Ndërtimi i njohurive Të nxënit në bashkëveprim-punë në grup-të dëgjuarit-lexim në role

35’

Përforcimi: Ditari dypjesësh, mësimdhënie e drejtpërdrejtë-punë me shkrim

45’

                                                                             Zhvillimi i mësimit

1. Parashikimi: (Stuhi mendimesh-10’) 

Pyeten nxënësit;

- Ç’dini për botën ujore?

2- Ndërtimi i njohurive: (Të nxënit në bashkëpunim, të dëgjuarit, punë në grupe dhe në çifte, lexim me role– 35’)


 I. Prezantohet titulli i tregimit nga mësuesi/ja. 

Lexohet tregimi nga mësuesi/ja. 

Udhëzohen nxënësit të jenë të vëmendshëm në lidhje me personazhet, pajimet që do të marrin me vete, gjahun që do zënë. 

Punimi i rubrikës: “Dëgjojmë, për të ushtruar të dëgjuarit e vëmendshëm”. 

Punohet në çifte fjalori i fjalëve të reja me anë të organizuesve grafike të fjalorit. Produkti i tyre duhet të jetë i përbashkët. 

Lexim në role i tregimit.

 II. Punohet rubrika: “Kupto tekstin”. Nxënësit punojnë në grupe. 

Grupi I. 

- Në ç ‘stinë zhvillohet ngjarja?

- Ku shkojnë fëmijët për të gjuajtur?

- Pse quhej Bregu i Pulëbardhave?

- Ç’peshkuan në Bregun e Pulëbardhave?

Grupi II. Ritregoni bisedën e fëmijëve në Gjirin e Qetësisë.

Grupi III. Dalloni në tekst hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e tregimit. Plotësoni organizuesin grafik të strukturës së tregimit. 

Grupi IV. Ç’lloj tregimi është ky: realist apo fantastik? Analizoni elementet e tregimit. 

Grupi V. Në këtë tregim mbizotëron dialogu apo përshkrimi? Pse? Prezantohet puna nga përfaqësuesit e grupeve.


3. Përforcimi: (Mësimdhënie e drejtpërdrejtë-ditari dypjesësh-shkrim i lirë-diskutim – 45)

I- Mësimdhënie e drejtpërdrejtë (15’)

- Nxënësit hartojnë pikat e planit. 

- Ritregimi i përmbajtjes sipas pikave të planit.


II. Ditari dypjesësh (10’)

Plotësojnë nxënësit tabelën e mëposhtme.


                      Pjesa që të pëlqen                            Pse të pëlqen?
               

III. Shkrim i lirë ( 10’)

- Shkruajnë në fletore, planin e veprimtarisë për pjesën: “Në bregun e pulëbardhave”


Lloji i veprimtarisë  
Qëllimi i veprimtarisë  
Pjesëmarrësit  
Udhëheqësi i grupit  
Koha  
Vendi  
Mjetet  
Mënyra e realizimit  
Përfundimi  


IV  Diskutim.(10’)

- Diskutojnë për materialet e sjella nga “Enciklopedia për fëmijë”

Detyrë shtëpie: Shkruaj planin e veprimtarisë për zbukurimin e mjedisit.


Vlerësimi i nxënësve.

Nxënësi vlerësohet:

                            - për pjesëmarrje gjatë procesit të të nxënit

                            - për punën - për aftësitë menduese dhe krijuese të tij.               

(Portali Shkollor)

9,020 Lexime
6 vjet më parë