Adoleshenca

Niveli i njohurive të adoleshentëve për problemet e shëndetit mendor dhe parandalimi i problematikave në fokusin e lenteve të punonjësit social

Gjysma e sëmundjeve mendore fillojnë në moshën e adoleshencës. Kushtet socio-kulturore, mjedisi, familja, shoqëria, janë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar tek adoleshentët. Nëse nuk trajtohen, këto kushte ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e tyre, në arritjet arsimore dhe potencialin jetësor në tërësi.

Adoleshenca është konsideruar si një periudhë tranzicioni, një periudhë eksituese dhe tepër e zhurmshme. Përballja me sfidat e vazhdueshme si në jetën sociale, ashtu edhe në çështjet intime bën që kjo periudhë të konsiderohet si tepër delikate.


I konceptuar si një proces nëpërmjet të cilit një person percepton dhe reagon ndaj atyre ngjarjeve që i gjykon të jenë sfiduese apo kërcënuese, problemet e shëndetit mendor janë kthyer në një fenomen shqetësues veçanërisht tek adoleshentët. 


Sipas një studimi të kryer nga Shoqata Psikologjike Amerikane, të rinjtë adoleshentë janë më të stresuar se vetë të rriturit. Mbështetja sociale dhe ndërhyrja në momentin e duhur bën që individi me problem të shëndetit mendor ta përballojë gjendjen e tij me sukses duke parandaluar agravimin e situatës. 


Për shkaqe të njohura apo të panjohura të rinjtë kanë prirjen të bien më shpesh pre e problemeve të ndryshme gjë që çon në çrregullime të shëndetit mendor dhe që kanë nevojë për një vëmendje të vazhdueshme, nevojën e një profesionisti, siç është edhe psikologu apo punonjësi social. 


Shëndeti i dobët mendor mund të ketë efekte të rëndësishme në shëndetin dhe zhvillimin më të gjerë të adoleshentëve dhe është shoqërim me disa rezultate shëndetësore dhe sociale si alkooli, duhani dhe përdorimi i substancave të paligjshme, shtatzënia adoleshente, braktisja e shkollës dhe sjelljet delikuente. 


Ekziston një konsensus në rritje se zhvillimi i shëndetshëm gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kontribuon në shëndetin e mirë mendor dhe mund të parandalojë problemet e shëndetit mendor. Përmirësimi i aftësive sociale, aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe vetëbesimit mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të shëndetit mendor siç janë çrregullimet e sjelljes, ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit, si dhe sjelljet e tjera të rrezikut, përfshirë ato që kanë të bëjnë me sjelljen seksuale, abuzimin e substancave dhe sjelljen e dhunshme. 


Punonjësit socialë dhe të shëndetësisë duhet të kenë kompetenca për t'u lidhur me të rinjtë, për të zbuluar problemet e shëndetit mendor në fillim dhe për të ofruar trajtime që përfshijnë këshillim, terapi njohëse-sjellëse dhe, kur është e përshtatshme dhe me mjekime terapeutike. 


Një psikolog /punonjës social shkolle mund të japë një ndihmë thelbësore në menaxhimin e problemeve të shumta me adoleshentët. Një ndër format që përdoret më së shumti është sensibilizimi. Punonjësi social ndërhyn gjithashtu duke e këshilluar individin. Këshillimi sesi mund ti trajtosh vetë individualisht problemet me shëndetin mendor. Ndihmojmë nxënësin të kuptojë gjendjen në të cilën ndodhet. Identifikohen shkaqet, analizat e shkaqeve, pse ka arritur deri në këtë pikë dhe më pas vjen trajtimi pastaj edhe mënyra sesi individi zgjedh ta trajtojë veten me sukses.


Referenca 

Bower P, Garralda E, Kramer T, Harrington R, Sibbald B. The treatment of child and adolescent mental health problems in primary care: a systematic review. Fam Pract 2001;18: 373-82. [PubMed]

Hack S, J. M. (1996). Early identification of emotional and behavioral problems in a primary care setting. In: Juszczak LFM, ed. Adolescent medicine: state of the art reviews. Philadelphia.

 Hack S, Jellinek M. Early identification of emotional and behavioral problems in a primary care setting. In: Juszczak LFM, ed. Adolescent medicine: state of the art reviews. Philadelphia: Belfus Ha, 1996: 335-50. [PubMed]

Meltzer H, Gatward R, Goodam R, Ford T. The mental health of children and adolescents in Great Britain. 2nd ed. London: Office for National Statistics, 2000.

Rutter M, Smith D. Psychosocial disorders in young people. Time trends and their causes. New York: Wiley, 1995.

 World Health Organization. Invest in mental health. Geneva: WHO, 2018.



Nga Emanuela Dervishi 


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,594 Lexime
2 vjet më parë